Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo po zhvillon në Shqipëri një vizitë dy ditore në kudër të 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Pas aktiviteteve të zhvilluara gjatë ditës së sotme, ku zyrtari i lartë amerikan është takuar me përfaqësues të politikës, Pompeo ka vizituar edhe kampin e Muxhahedinëve Ashraf 3 në Manzë, ku është takuar me Maryam Rajavi, e cila është liderja e organizatës Muxhahedinët e Iranit. Pompeo dhe Rajavi morën pjesë në takimin e Muxhahedinëve. Duke shprehur kënaqësinë e takimit me banorët, Pompeo pohoi: Sot këtu janë mbledhur 1000 ish të burgosur politikë të regjimit teokratik. Unë dua t’ju them, nga një ish-sekretar shteti, se Amerika ju njeh dhe ju respekton thellësisht. Vuajtjet tuaja në emër të lirisë na rikujtojnë parimet për mbrojtjen e të cilave vendi ynë u themelua shumë vite më parë. Dëshiroj gjithashtu të falënderoj Presidenten e zgjedhur Maryam Rajavi. Nën udhëheqjen e saj, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit po hedh themelet për një republike të lirë, sovrane dhe demokratike në Iran. Ebrahim Raisi, kasapi që orkestroi masakrën e 1988-ës, tani është president… Pjesëmarrja ishte më e ulëta që nga viti 1979, duke shënuar një refuzim total të regjimit dhe kandidatit të tij. Ishte, në fakt, një bojkot i regjimit – dhe regjimi e di këtë. Ai është qartazi në pikën e tij më të dobët prej dekadash. Raisi nuk është presidenti i popullit të Iranit. Ai është presidenti i Ajatollahut. Misioni i tij është i qartë. Shkakto dhimbje. Frikëso, vazhdo me grabitjet dhe plaçkitjet. Por Raisi tashmë ka dështuar. Ai nuk ia ka dalë të shtypë kryengritjet në Iran dhe as të thyejë shpirtin fisnik të disidencës brenda popullit iranian. Si një grup me zë të vërtetë politik në Uashington dhe në mbarë botën, ne kemi nevojë që ju të paraqisni para udhëheqësve botërorë aftësitë shkatërruese të diktatorëve teokratikë në Teheran”, deklaroi ai.
Ndërkohë e pranishme në këtë takim ka qenë edhe ish-deputetja e PS, Elona Gjebrea, e cila ka regjura në rrjetet sociale, teksa ndan detaje nga ceremonia e takimit mes zotit Pompo dhe zonjës Rajavi.
Ja postim i i plotë në “Facebook” i ish-deputetes së PS, Elona Gjebrea
Takim me Ish-sekretarin amerikan të Shtetit, z. Mike Pompeo
E ftuar sonte në një mbrëmje unike me praninë e z. Pompeu, i cili po zhvillon në Shqipëri një vizitë dy ditore në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.
Mesazhe te qarta e domethenëse! Mbështetje për fuqizimin e demokracisë në vende me diktaturë si Irani e po ashtu mbështetje për kauzat e opozitës iraniane me në krye lideren kurajoze Myriam Rajawi.
Detaje rreth MEK: MEK (shkurtim për Mojaheden e-Khalq që do të thotë Muxhahedinët e Popullit) konsiderohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si opozita e regjimit iranian dhe vetë strehimi i tyre në Shqipëri u bë përmes një marrëveshjeje me SHBA.
Pjesëtarët e MEK strehoheshin që prej fundit të viteve 1980 në Irak, ku kishin ndërtuar edhe bazën e tyre, një qytet fortesë ushtarake të quajtur Ashraf, me vendndodhje 40 kilometra në veri të Bagdadit.
Anëtarët e parë të këtij grupimi mbërritën nga Iraku në Shqipëri në pranverën e vitit 2013, si pjesë e një marrëveshjeje ku Shqipëria zotohej të strehonte një grup prej këtyre luftëtarëve, por jo të gjithë ata që jetonin në Irak.