E mërkurë, 22 Janar, 2025

Meta sulmoi SPAK, reagon Yuri Kim: Pandëshkueshmërisë po i vjen fundi, askush nuk është mbi ligjin!

Share

Gjuhës së ashpër së Ilir Metës ndaj institucioneve të drejtësisë, ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim, i është kthyer me të njëjtën retorike, duke paralajmëruar se mosndëshkueshmërisë së tij shumë shpejt mund të vijë fundi.

Reagimi i ambasadores amerikane, erdhi pas sulmit të Ilir Metës ndaj drejtuesve të institucioneve të drejtësisë, të cilët po kryejnë hetime në lidhje me të, për skandalin për lobim në SHBA me 700,000 mijë USD të padeklaruara.

Për një kohë të gjatë, shkruan ambasadorja amerikane në një postim në rrjetet sociale, të pasurit ose të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm, por me zbatimin e Reformës në Drejtësi, e cila po jep gjithnjë e më shumë rezultate, do të bëhet e qartë se ‘ASKUSH’ nuk është mbi ligjin.

Këto kërcënime dhe nxitje për prokurorët e gjyqtarët dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi nuk duhet të pranohen më si “normale, thotë ambasadorja Yuri Kim, e cila nënvizon se kjo sjellje nuk i përket një vendi që është në NATO, ka hapur negociatat për anëtarësim në BE dhe është ulur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

‘Kërcënimet dhe nxitjet për prokurorët dhe gjyqtarët -dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi nuk duhet të pranohen më si “normale”. Kjo sjellje nuk i përket një vendi që është në NATO, ka hapur negociatat për anëtarësim në BE dhe është ulur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Për një kohë të gjatë, të pasurit dhe/ose të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm. Tani ata janë të shqetësuar, mosndëshkueshmërisë së tyre mund t’i vijë fundi. Ndërsa reforma në drejtësi zbatohet dhe jep gjithnjë e më shumë rezultate, do të bëhet më e qartë dhe më e qartë se askush – ASKUSH – nuk është mbi ligjin. ‘- shkruan Yuri Kim.

Pas hetimeve që SPAK po kryen ndaj Ilir Meta, për të cilin dje i ka kërkuar KQZ-së formularin e dekriminalizimit, kryetari i Partisë së Lirisë reagoi ashpër. Meta sulmoi kreun e SPAK, Arben Krajën duke e quajtur ‘spurdhjaku i partisë’, ndërsa shton se ka vendosur që t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve. Ai ka publikuar një kërkesë tjetër të SPAK drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, të cilën Meta e cilëson si ‘kërkesë nga karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës’.

Te tjera

Lajme te tjera