Ambasadorja e Shqipërisë në Kanada, Artemis Malo ka shpërndarë një mesazh frymëzues, duke bërë thirrje për bashkim, unitet dhe promovim të vlerave shqiptare në diasporë. Në statusin e saj, ajo vlerëson kontributin e çdo vullnetari dhe shqiptari që me përkushtim e dashamirësi po punon për të forcuar ndjenjën kombëtare dhe për të ruajtur trashëgiminë shqiptare përtej oqeanit. “Një nismë për bashkim, një shembull që meriton vlerësimin maksimal të munguar, një dëshirë për të nderuar trashëgiminë e lehtësuar rininë! Faleminderit çdo vullnetari, çdo shqiptari të Kanadasë, që me dashamirësi dhe patriotizëm po jep nga vetja për unitet, vazhdimësi dhe shqiptari, përtej çdo paragjykimi, komenti apo interesi personal!”, shkruan Ambasadorja në reagimin e saj publik në rrjetet sociale.
Ja reagimi
Një nismë për bashkim, një shembull që meriton vlerësimin maksimal të munguar, një dëshirë për të nderuar trashëgiminë por edhe lehtësuar rininë!
Faleminderit çdo vullnetari, çdo shqiptari të Kanadasë, që me dashamirësi dhe patriotizëm, po jep nga vetja për unitet, vazhdimësi dhe shqiptari, përtej çdo paragjykimi, komenti, apo interesi personal!
Si shumë shembuj të tjerë nga komunitete të panumërta në Diasporë, ashtu edhe Shqiptaria duhet të shkëlqejë, me fuqinë që ka dhe unitetin që i mungon!
Kjo është një thirrje e hapur, pa nevojë ftesash, pa skepticizëm, pa asgjë tjetër përveç dashurisë për atdheun dhe promovimit maksimal të potencialit të Shqiptarisë!
FAIK KONICA
PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT
“ Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën të mbyllur kur s’kemi gjë për të thënë; falna durimin të thellojmë një punë më parë se të shkruajmë përmbi të: frymëzona me një ndjenjë të mprehtë të drejtësisë që jo vetëm të flasim me paanësi, por edhe të sillemi si të paanshëm; shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthimet e shtypit. Ashtu qoftë!” ( Vepra 3, f. 421-422).
