E martë, 11 Gusht, 2026

Lufta kundër gjuetisë së paligjshme, brirëve të rinocerontëve në Afrikën e Jugut do t’u injektohen lëndë radioaktive

Share

Shkencëtarët afrikano-jugorë kanë nisur një fushatë kundër gjuetisë së rinocerontëve, ku brirët e këtyre të fundit do të injektohen me lëndë radioaktive.

Grupi nga University of the Witwatersrand tha se procesi është i padëmshëm për rinocerontët, por do të ndihmojë punonjësit e doganave për të zbuluar brirët kontrabandë që transportohen në të gjithë botën.

Afrika e Jugut ka një nga popullatat më të mëdha të rinocerontëve në botë dhe çdo vit, qindra kafshë bien pre e gjuetisë së paligjshme.

Nisma Rhisotope Project u njoftua të premten pas gjashtë viteve kërkimesh dhe testimesh.

“Synimi ynë është ta zbatojnë teknologjinë Rhisotope në masë për të ndihmuar në mbrojtjen e një prej specieve më ikonike dhe të kërcënuara të Afrikës”, tha Jessica Babich.

“Duke vepruar kështu, ne nuk mbrojmë vetëm rinocerontët, por një pjesë thelbësore të trashëgimisë sonë natyrore.”

Testet e kryera gjatë studimit pilot ku u përfshinë 20 rinocerontë, konfirmuan se lënda radioaktive ishte e sigurt për kafshët gjigante. Brirët mund të dalloheshin edhe brenda kontejnerëve të ngarkuar, me përmasa gjashtë metër.

Çdo vit që prej 2021, mbi 400 rinocerontë shënjestrohen nga gjuetarët e paligjshëm në Afrikën e Jugut, sipas Save the Rhino. Brirët e tyre eksportohen në tregjet aziatike ku përdoren në mjekësinë popullore dhe shihen si simbol statusi.

Rinocerontët e bardhë janë të kërcënuar nga zhdukja, ndërsa të zinjtë në rrezik kritik.

Te tjera

Lajme te tjera