Ylli brazilian i futbollit Pele, një nga futbollistët më me ndikim në historinë e sportit të bukur, nuk mund të mos kishte ndërtuar mite për të. Një ndër to është edhe miti pse mori pseudonimin Pele?
Thashethemet dhe skenarët janë të shumtë. Thuhet se këtë pseudonim ia kishte vendosur një shok në shkollë. Madje, ai u pezullua nga shkolla për tre ditë pas një sherri me djalin që i vuri pseudonimin dhe për të ka dy versione se çfarë do të thotë realisht. Madje, ai vetë ka insistuar se nuk e di se si ka ardhur.
Versioni i parë është se një ditë ai ishte duke luajtur futboll, në fushat e Tres Corasos me shokët e tij, me një top të improvizuar të bërë prej pëlhure dhe letre, kur në rastësisht gjeti një top të vjetër, të shfryrë, të dëmtuar, por prej lëkure i cili ishte hedhur pranë një stacioni treni. Që atëherë mori këtë emër pasi Pele do të thotë lëkurë në shumë gjuhë latine.
Versioni tjetër është se ky emër i ka ngelur, pasi kur ishte i vogël gabimisht e ka quajtur lojtarin e tij të preferuar portierin e Vasko da Gamës “Bile”, “Pile”. Nga ai moment shokët e thërrisnin me shaka Pele. Ai është shprehur se emri Pele nuk ka qenë sipas dëshirës së tij dhe nuk tregon asgjë në gjuhën portugeze. Megjithatë, shumë më vonë një teolog tha se kjo fjalë është në Bibël dhe në hebraisht do të thotë mrekulli, gjë që i ndryshoi mendimin për emrin.
