Në kuadër të nismave për një qytet dhe fshatra më të gjelbërta, sot u zhvillua një aksion i rëndësishëm pastrimi në zonat e Lanabregasit dhe Linzës. Në këtë aktivitet morën pjesë Drejtoresha e Përgjithshme e Pastrim-Gjelbërimit (DPPGJ), znj. Liri Kasa Qoshi, punonjës të Bashkisë së Tiranës si dhe banorë të komunitetit lokal. Ky aksion kishte për qëllim jo vetëm largimin e mbetjeve dhe rikthimin e pastërtisë, por edhe rritjen e ndërgjegjësimit tek qytetarët për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit. “Një ambient i pastër do të thotë një jetë më e shëndetshme për të gjithë,” u theksua gjatë aktivitetit. Bashkia Tiranë apelon se vetëm nëpërmjet bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët, mund të ndërtohet një komunitet i qëndrueshëm dhe më miqësor me natyrën, duke lënë një trashëgimi të pastër për brezat që vijnë.
#Pastrimi #Gjelbërimi #Dajt #Lanabregas #Linzë #NjëMjedisMëIPastër
