E enjte, 20 Mars, 2025

Kurti injoron Grenellin: Kosova kurrë më parë nuk i ka pasur kaq mirë raportet me SHBA

Share

Kryeministri Albin Kurti për herë të parë ka reaguar pas sulmeve të  Richard Grenell.

Në një intervistë për televizionin lokal “Istogu Chanel”, Kurti e ka injoruar deri diku ish të dërguarin e Trump për Ballkanin.  Ai këmbënguli se bashkëpunimi është i shkëlqyer me Shtetet e Bashkuara, duke përmendur këtu punën për forcimin e FSK-së përmes blerjes së armatimeve amerikane.

Kurrë ma mirë nuk i kemi pasur punët, po blejmë edhe helikopterë ‘Black Haëk’, pas sistemit anti-tank Javelin. Grantin më të madh Kosova ndonjëherë prej Amerikës e ka marrë në mandatin tonë kjo e korporatës së sfidave të mijëvjeçarit për bateritë. Kemi bashkëpunim jo vetëm politik, por edhe në mbrojtje e zhvillim. A ka ndonjëherë kritika e vërejtje, por ne duhet të ecim përpara”, deklaroi kryeministri.

Vetëm 5 ditë para zgjedhjeve në Kosovë . Richard Grenell i dha një goditje të fortë Albin Kurtit përmes një postimi në platformën ‘X’, duke përgënjeshtruar pretendimet e kryeministrit se raportet e qeverisë së tij me administratën e re në Uashington janë shumë të mira.

Te tjera

Lajme te tjera