E premte, 14 Gusht, 2026

Interi mposht Juventusin dhe kalon në finalen e Kupës së Italisë, zikaltërit i falen Dimarkos

Share

Interi është kualifikuar dje në finalen e Kupës së Italisë, pasi eliminoi Juventusin. Ndeshja e parë në Torino kishte përfunduar 1-1, ndërsa sonte në Milano vendasit fituan 1-0.

Zikaltërit e nisën mirë ndeshjen, duke insistuar dhe duke ushtruar presion konstant. Skuadra e Inzagit u shpërblye me gol në minutën e 15. Barela dha një top magjik për Di Markon, i cili goditi tokazi dhe mposhti Perin.

Në fillimin e pjesës së dytë, ekipi nga Milano realizoi golin e dytë. Ishte Xheko që kontrolloi mirë topin, boshnjaku “dogji” Bremer dhe pas një kthese goditi bukur. Gjithsesi, goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Ekipi i Alegrit vuajti shumë në fazën sulmuese. Në fund feston Interi, skuadër kjo që do përballet në finalen e Kupës së Italisë me fituesin e çiftit Kremoneze-Fiorentina.

Te tjera

Lajme te tjera