Tirana po shndrit çdo ditë falë punës së palodhur të ekipit të Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit.
Nga brigjet e Lumit Lana, tek sheshet dhe parqet e kryeqytetit, gjelbërimi, ngjyrat dhe freskia janë dëshmi e përkushtimit të tyre.
Punonjësit e DPPGJ, të cilët çdo ditë dalin herët në mëngjes e punojnë pa u ndalur, janë shembull i përkushtimit dhe dashurisë për qytetin.
Ata nuk ofrojnë thjesht pastrim dhe kujdes, por japin maksimumin për t’i dhuruar Tiranës një frymëmarrje të re, një imazh modern dhe një jetë më të shëndetshme për qytetarët.
Bashkia Tiranë vlerëson këtë kontribut të jashtëzakonshëm, duke e kthyer DPPGJ-në në një simbol të punës cilësore dhe të përgjegjshme.
Share
Te tjera
