E hënë, 20 Janar, 2025

Gjykata e Tiranës dënon si shpifës Sali Berishën, Edi Rama i fiton 1 milion lekë, kreu i “Foltores” kërcënon se do të rrëzojë qeverinë në 7 korrik

Share

Hegjemonia e ish-kryeministrit Sali Berisha mbi drejtësinë shqiptare, duket se është venitur, për shkak se ditën e djeshme ai ka marrë një goditje të fortë nga Gjykata e Tiranës, ndërsa është dënuar me 100 mijë lekë gjobë për shpifje. Më 23 tetor të vitit 2018, Sali Berisha do nxori në “Facebook” foton e një shtëpie në Amerikë për të cilën deklaronte se ishte në pronësi të Edi Ramës, ky i fundit do të ngrinte një padi ndaj tij. Në kundërpërgjigje ndaj padisë së Ramës, Berisha do të ngrinte një kundërpadi brenda së njëjtës çështje. Por pas shumë shtyrjeve të seancave gjyqësore me kërkesë të palës së paditur nga Edi Rama, Gjykata e shkallës së parë Tiranë, ka dalë dje me vendimin që i jep sërish një tjetër vulë zyrtare Sali Berishës, atë të shpifësit të provuar. Madje gjyqtari Dritan Caka ka marrë dje vendimin për të rrëzuar kundërpadinë e Berishës dhe për të pranuar atë të Ramës, duke i kërkuar Berishës shpërblim dëmi prej 1 milion lekësh të vjetra dhe detyrimin për të përgënjeshtruar postimin e vitit 2018 në faqen e tij “Facebook”. Ky vendim rrëzon përfundimisht të gjitha shpifjet e Sali Berishës ndaj Edi Ramës sepse kundërpadia e tij, e rrëzuar sot nga gjykata, lidhej edhe me deklaratat që ai bënte në publik mbi një gjyq të Edi Ramës për atësinë e djalit të tij.

Berisha është dënuar me gjobë edhe më parë

Ky është dënimi i dytë i Sali Berishës për shpifje. Dënimin e parë e ka marrë për disa deklarata dhe shkrimet kundër gazetarit dhe botuesit Carlo Bollino. Bollino e ka paditur në gjykatën civile e cila ka vendosur që akuzat e Berishës ishin thjesht shpifje pa asnjë provë dhe për këtë arsye, u dënua me 1 milion lekë shpërblim dëme. Madje kur avokatët e gazetarit Bollino kërkuan prova për të vërtetuar akuzat, Berisha u shpreh se ishte i habitur duke menduar që akuzat nuk mund të vërtetohen asnjëherë. E njëjta gjë mesa duhet ndodhi edhe dje për shpifje kundër Ramës.

Kryefoltoristi bën thirrje për protesta

Megjithatë vendimi i Gjykatës së Tiranës duket se është pritur me sportivitet nga Berisha, i cili ka shfrytëzuar një takimi me Shoqërinë Civile, ndërsa ka paralajmëruar për protesta masive në të gjithë vendin kundër qeverisë Rama. Berisha tha se në 7 korrik do të mbahet protesta e madhe në Tiranë kundër rritjes së çmimeve dhe krizës ekonomike në vend. Madje Berisha u shpreh se është menduar që ajo të quhet fronti për shpëtimin e Shqipërisë ndërsa e cilësoi atë një betejë të jashtëzakonshme. Kreu i PD-së gjithashtu tha se shqiptarët nuk do të pajtohen me shndërrimin e Tiranës në Beograd i vogël. “Protesta duhet të lindë aty ku lind e padrejta. Revolta duhet të lindë aty ku lind dhuna. PD do bëjë gjithçka që t’i jetësojë këto parime. Ky është një regjim që nuk Meriton të ekzistojë asnjë ditë. Përpiqem të rikujtoj bashkëbiseduesve të mi se pas vitit 1990 Ramiz Alia nuk ishte pa mbështetje. Televizionet e huaja e quanin Gorbaçovi i Ballkanit edhe pse vriste të rinj në katër anët e kufirit të Shqipërisë. Ato nuk përcilleshin ose injoroheshin. Unë nuk habitem kur dëgjoj deklarata në mbështetje të Edi Ramës. E rëndësishme është që ne të marrim përgjegjësitë tona para shqiptarëve. Duhet të bazojmë qëllimin tonë në parime të drejta. Të luftosh se Edi Rama po Lufton korrupsionin pse mbush një sallë do të thotë të tallësh me shqiptarët. Në çdo licencë dhe leje ka vetëm vjedhje. Shefi i kadastrave thonin që janë djegur regjistrat. Lidhur me protestat mendoj se duhet të jenë shumë të forta, por ky problem duhet të jetë çështje e debatit të përbashkët. Një front kundër kësaj qeverie dhe këtij regjimi është jetik. Do e quajmë front për shpëtimin e Shqipërisë apo me një emër tjetër do e shohim por ne do ne duhet të funksionojmë si fron. Më 7 Korrik është menduar të jetë data e protestës së madhe në Tiranë. Kjo është betejë e jashtëzakonshme dhe e rëndësishme. Kjo betejë duhet të shtrihet në mbarë vendin. Nuk ka asgjë të shkoni në Peshkopi”, deklaroi Berisha./Rigels Seliman/

Te tjera

Lajme te tjera