E premte, 17 Prill, 2026

Falë duarve të arta të punonjësve të DPPGJ Tiranë, gjelbërimi kthehet në çdo lagje!

Share

Sistemimi i hapësirave të gjelbërta është një proces i përditshëm, që kërkon përkushtim dhe dashuri për qytetin. Në çdo cep të Tiranës, punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit janë aty, duke u kujdesur që lulishtet, pemët dhe gjelbërimi të jenë gjithmonë në gjendje optimale, për të nxjerrë në pah bukurinë e kryeqytetit tonë.

Një nga këto ndërhyrje është edhe minilulishtja në bllokun e pallateve në rrugën “Bako Dërvishaj” pranë zonës së “21 Dhjetorit”, e cila falë punës së kujdesshme është kthyer në një hapësirë të gjallë, plot ngjyra dhe jetë.

Çdo lagje meriton të jetë e rrethuar nga gjelbërimi, dhe çdo përpjekje për ta bërë këtë të mundur është një investim për mirëqenien urbane. Mirënjohje për të gjithë punonjësit e DPPGJ që, me punën e tyre të palodhur, ndihmojnë në krijimin e një Tirane më të pastër, më të gjelbër dhe më të jetueshme për të gjithë.

Te tjera

Lajme te tjera