Kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kanë dalë në një konferencë për mediat në Tiranë pas firmosjes së marrëveshjeve mes dy vendeve.
Në fjalën e tij Erdogan ka shtuar presionin mbi Shqipërinë për të goditur gylenistët.
‘Ne diskutuam edhe luftën kundër terrorizmit në veçanti kundër FETO-s’, theksoi ai.
Presidenti turk më tej tha se Ramën në Kryeministri diskutoi edhe për forcat e armatosura.
“Jam i nderuar që jam në vendin mik dhe vëllazëror Shqipërinë. Siç e dini vitin e kaluar ne festuam 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë. Marrëdhëniet tona miqësore në fakt shtrihen përtej shekullit. Me konsultimet tona të sotme ne e thelluam partneritetin tonë strategjik, që ndërtuam në 2021 mbi këtë themel historik. Ne kemi theksuar vendosmërinë tonë për të thelluar bashkëpunimin ne fusha të ndryshme.
Ne i shohim nismat tona në fushën e tregtisë dhe investimeve si hapa që do të rrisni mirëqenien e popullit tonë. Ne do të rrisim nivelin tregtar.Ne ramë dakord që të intesifikojmë investime të ndërsjellta. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin e shëndetësisë, me spitalin e miqësisë në Fier që e ndërtuam në kohë rekord.Do ofrojmë mbështetje për forcat e armatosura, në fushën e pajisjeve ushtarake.
Ne diskutuam edhe luftën kundër terrorizmit në veçanti kundër FETO-s. Me mikun tim, zotin Rama. Shpresojmë që ta vazhdojmë luftën kundër organizatave terroriste përmes vendimeve që kemi marrë sot”, tha Erdgoan.
Në fund, Erdogan foli edhe për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë pas 7 viteve përplasje me Komunitetin Mysliman.
“Sot do të hapim Xhaminë e Namazgjasë. Falenderoj të gjithë ata që kontribuan në xhaminë më të madhe në Ballkan. Falenderoj miqtë tanë shqiptarë dhe veçanërisht kryeministrin Rama. Hapat para që do të hedhim shpresoj të jenë të dobishme për të dyja vendet tona”, deklaroi Erdogan.
