Ekipet e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrim-Gjelbërimit (DPPGJ), në bashkëpunim me DPRRNP, kanë përfunduar me sukses një tjetër aksion pastrimi në rrugën “Hamdi Cenojmeri”, duke larguar mbetjet urbane dhe inertet e krijuara nga lirimi i hapësirave publike.
Falë angazhimit të punonjësve dhe mjeteve të DPPGJ-së, zona u pastrua plotësisht, ndërsa mbetjet u evaduan për t’i rikthyer komunitetit një hapësirë më të pastër, më të sigurt dhe më funksionale.
Ky aksion është pjesë e punës së përditshme për mirëmbajtjen e qytetit dhe mbështet nismën për lirimin dhe sistemimin e hapësirave publike në shërbim të qytetarëve.
Drejtoria e Përgjithshme e Pastrim-Gjelbërimit vijon të kontribuojë çdo ditë për një Tiranë më të pastër, më të gjelbër dhe me një mjedis më cilësor për të gjithë.
