Ekipet e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit (DPPGJ) Bashkia Tiranë kanë vijuar punimet e mirëmbajtjes së gjelbërimit në disa institucione arsimore të kryeqytetit, duke kontribuar në krijimin e ambienteve më të pastra dhe më të mirëmbajtura për nxënësit dhe stafin pedagogjik.
Punimet janë realizuar në kopshtin nr. 49, si dhe në shkollat “Vaçe Zela”, “Kristo Frashëri” dhe “Qazim Turdiu”, ku ekipet kanë kryer shërbime të rregullta për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra.
Këto ndërhyrje janë pjesë e punës së përditshme të DPPGJ për ruajtjen dhe përmirësimin e mjediseve publike, me fokus të veçantë institucionet arsimore.
