Bashkia Tiranë, përmes ekipeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit (DPPGJ), vijon çdo ditë punën në terren për mirëmbajtjen e gjelbërimit në lulishtet dhe hapësirat e gjelbra të qytetit.
Gjatë kësaj periudhe, ekipet e DPPGJ-së janë të angazhuara në punimet e mirëmbajtjes dhe vaditjes së sipërfaqeve të gjelbra, duke garantuar ruajtjen e gjelbërimit dhe një mjedis të pastër e të mirëmbajtur për qytetarët.
Përmes punës së vazhdueshme të ekipeve të saj, Bashkia Tiranë synon të përmirësojë cilësinë e hapësirave publike dhe të kujdeset për gjelbërimin në çdo lagje të qytetit.
