Ekipet e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit (DPPGJ) vijojnë punën intensive për pastrimin e mbetjeve urbane në të gjitha zonat e Tiranës. Së fundmi, në zonën e Urës së Paskuqanit, në rrugën “Nikolla Papajani”, Njësia Administrative nr. 9, u ndërhy sërish për largimin e mbetjeve të grumbulluara, duke rikthyer pastërtinë dhe rregullin në këtë hapësirë publike.
Falë angazhimit dhe punës së përditshme të ekipeve të DPPGJ-së, ndërhyrje të tilla realizohen në mënyrë të vazhdueshme, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe mbrojtjen e mjedisit urban.
Institucionet apelojnë për ndërgjegjësim qytetar, duke kërkuar që mbetjet të mos hidhen në hapësira publike, por të depozitohen në vendet e përcaktuara. Ruajtja e pastërtisë së qytetit mbetet një përgjegjësi e përbashkët.
