Ekipet e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit (DPPGJ), Bashkia Tiranë, kanë përfunduar një tjetër aksion për largimin e mbetjeve urbane në rrugën “Nikolla Lena”, duke pastruar zonën dhe rikthyer normalitetin në hapësirën publike.
Largimi i mbetjeve urbane mbetet një ndër prioritetet e punës së përditshme të DPPGJ, me qëllim garantimin e një mjedisi të pastër, të sigurt dhe funksional për komunitetin.
DPPGJ u bën apel qytetarëve të mos hedhin mbetje urbane në hapësirat publike dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së lagjeve dhe të qytetit.
Një Tiranë më e pastër ndërtohet përmes bashkëpunimit dhe përgjegjësisë së përbashkët.
