Ekipet e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit (DPPGJ) vijojnë punën për mirëmbajtjen dhe pastrimin e Unazës së Madhe, një nga akset më të rëndësishme rrugore të kryeqytetit.
Edhe këtë të shtunë, duke shfrytëzuar fluksin më të ulët të qarkullimit të automjeteve, u zhvillua një aksion për pastrimin e nënkalimeve, mbikalimeve dhe hapësirave të gjelbra në segmentin nga Sheshi “Shqiponja” deri te nënkalimi “Fabrika e Miellit”, me mbështetjen e Policisë Bashkiake.
Puna e ekipeve të DPPGJ vijon çdo ditë, me synimin për të garantuar një mjedis më të pastër dhe më të mirëmbajtur për qytetarët.
