Pas çdo proteste në Tirana, ekipet e Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit Bashkia Tiranë (DPPGJ) janë angazhuar menjëherë në terren për të rikthyer pastërtinë dhe rregullin në kryeqytet. Me ndërhyrje të shpejta dhe të koordinuara, punonjësit sigurojnë që qyteti të zgjohet i pastër dhe gati për një ditë të re.
Puna e tyre nuk ndalet vetëm te pastrimi pas aktiviteteve publike. Së fundmi, ekipet kanë ndërhyrë në rrugën “Xhanfize Keko”, pas një njoftimi të ardhur në numrin e gjelbër të Bashkisë, lidhur me pemë të thara që përbënin rrezik për banorët e zonës.
Me përdorimin e mjeteve të specializuara, përfshirë vinç-kullë, u realizua prerja e degëve të rrezikshme, duke parandaluar incidente të mundshme dhe duke garantuar sigurinë e komunitetit.
Drejtoria thekson se mbetet në shërbim të qytetarëve 24/7, duke reaguar ndaj çdo problematike që lidhet me pastrimin dhe gjelbërimin urban, si pjesë e përkushtimit për një qytet më të pastër dhe më të sigurt.
