Portali Times of Albania i ka kushtuar vëmendje të veçantë punës së palodhur të punëtorëve të Pastrim Gjelbërimit Tiranë, të cilët gjatë vitit 2025 kanë përballuar një ngarkesë të lartë pune.
Sipas bilancit të vitit 2025, këta duarartë kanë qenë çdo ditë në terren, pavarësisht shiut, borës, të ftohtit apo vapës së verës. Pastrimi i rrugëve, shesheve dhe hapësirave publike ka qenë një proces i pandërprerë në të gjitha zonat e kryeqytetit.
Një rëndësi e veçantë i është kushtuar mbjelljes së pemëve dhe shtimit të gjelbërimit, me qindra fidanë të rinj të mbjellë në parqe dhe akse kryesore. Punëtorët kanë kryer gjithashtu krasitje profesionale dhe mirëmbajtje të vazhdueshme të lulishteve. Gjatë vitit 2025, puna u shtua ndjeshëm edhe për shkak të aksionit të qeverisë për prishjen e ndërtimeve pa leje. Pas çdo ndërhyrjeje, ekipet e Pastrim Gjelbërimit kanë realizuar heqjen e inerteve dhe sistemimin e zonave të prekura. Ky proces ka kërkuar angazhim të shtuar, orë të gjata pune dhe koordinim të vazhdueshëm institucional. Falë këtij përkushtimi, shumë zona problematike janë rikthyer në hapësira të pastra dhe funksionale për qytetarët. Bilanci i vitit 2025 tregon qartë se pas imazhit të një Tirane më të pastër dhe më të gjelbër qëndron puna e heshtur, por thelbësore, e këtyre punëtorëve.
Në fund të këtij bilanci, portali Times of Albania u uron punëtorëve të Pastrim Gjelbërimit Tiranë Gëzuar Vitin e Ri 2026, me sa më shumë fat, shëndet dhe begati për ta dhe familjet e tyre. Qoftë viti i ri një vit vlerësimi dhe mirënjohjeje për këta duarartë që çdo ditë punojnë për një Tiranë më të pastër, më të gjelbër dhe më të bukur.
