Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit (DPPGJ) Bashkia Tiranë po vijon me intensitet punën për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në të gjithë territorin e Bashkia Tiranë, në kuadër të angazhimit për një mjedis më të pastër, më të shëndetshëm dhe më të sigurt për qytetarët.
Ekipet në terren ndërhyjnë çdo ditë për pastrimin e hapësirave të gjelbra, këndeve të pushimit, ambienteve sportive dhe zonave të përbashkëta, duke larguar mbetjet dhe duke garantuar standarde më të larta pastërtie në zonat publike të kryeqytetit.
Përmes këtyre ndërhyrjeve të vazhdueshme, Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit kontribuon në ruajtjen e mjedisit urban, përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe krijimin e hapësirave më të mirëmbajtura për komunitetin.
Institucioni u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes për ambientet e përbashkëta dhe të kontribuojnë në mbajtjen pastër të qytetit, duke u bërë pjesë e përpjekjes së përbashkët për një Tiranë më të gjelbër dhe më të pastër.
Postimi i drejtoreshës së Përgjithshme të Pastrimi dhe Gjelbërimit (DPPGJ) Bashkia Tiranë, Liri Kasa Qoshi:
Pastrimi i hapësirave te gjelbra
Në kuadër të angazhimit për një mjedis më të pastër, më të shëndetshëm dhe më të sigurt për komunitetin vijon puna intensive për pastrimin e hapësirave publike në të gjithë territorin e Bashkisë Tirane
Ekipet tona ndërhyjnë çdo dite per pastrimin e hapesirave te gjelbra,këndeve te pushimi, ambienteve sportive , dhe zonave të përbashkëta, duke larguar mbetjet e hedhura!
Të kujdesemi së bashku për hapësirat tona publike dhe të kontribuojmë për një komunitet më të pastër e më të bukur!
Së bashku për një Tirane më të pastër, më të gjelbër dhe më të mirë për të gjithë!
#DPPGJ #BashkiaTirane #Pasterti #MjedisIPaster #KomunitetMeIMire
