Këtë javë u zhvillua analiza vjetore e punës së Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit (DPPGJ) Bashkia Tiranë, një moment reflektimi, vlerësimi dhe planifikimi strategjik për vitin në vijim.
Drejtoria e Gjelbërimit, Drejtoria e Projekteve, Drejtoria e Koordinimit dhe Task Forca u bashkuan në një analizë të përbashkët, duke forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe duke konsoliduar një vizion të qartë për zhvillimin e mëtejshëm të qytetit.
Drejtoresha e Përgjithshme, Liri Kasa Qoshi, bëri bilancin e arritjeve: investime të vazhdueshme në mirëmbajtjen dhe shtimin e hapësirave të gjelbra, përmirësimin e shërbimit të pastrimit dhe ngritjen e standardeve operacionale, me rezultate të dukshme në terren.
Me objektiva të qarta dhe një plan veprimi të detajuar, Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit hyn në vitin e ri me vendosmëri për të vijuar transformimin e Tiranës në një qytet më të pastër, më të gjelbër dhe më funksional për të gjithë qytetarët.
Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit
Bashkia Tiranë
