Punëtorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit pranë Bashkisë Tiranë kujdesen çdo ditë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra përgjatë Lanës, duke kontribuar në një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për qytetarët.
Paralelisht, ka nisur sezoni i mbjelljes së pemëve, ku puna po vijon çdo ditë me shtimin e gjelbërimit në çdo cep të qytetit. Aksioni i radhës është zhvilluar në bllok pallatesh në rrugën “5 Maj”, ku janë mbjellë pemë të reja si pjesë e angazhimit për një Tiranë më të gjelbër dhe më të jetueshme.
Drejtoria e Përgjithshme e Pastrim Gjelbërimit (DPPGJ) – Bashkia Tiranë mbetet e angazhuar në mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në qytet.
