Rigels SELIMAN
Debati mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe rolin e figurave politike të tranzicionit vazhdon të mbetet një nga temat më të diskutuara në Shqipëri. Në këtë kuadër, ish-deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, rikthen në vëmendje një sërë pretendimesh dhe dëshmish që, sipas tij, hedhin dritë mbi të kaluarën e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Spartak Braho “demaskon” Berishën
Ka kohë që vendi zien nga debati për de ish-Sigurimit të shtetit, teksa përflitet se ish-kryeministri Sali Berisha kanë qenë një ndër bashkëpunëtorët e tij edhe gjate viteve te ndryshimeve demokratike i rekrutuar nga shërbimet e huaja sekrete serbe dhe franceze. Këtë fakt e dëshmon ish-oficeri i Ministrisë se Brendshme, Ali Anadolli, i cili në atë kohë drejtonte një seksion të kundër zbulimit në Drejtorinë e Tiranës. Sipas këtyre shënimeve Sali Berisha në vitin 1967 u bë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Këtë të dhënë e dëshmon edhe ishoficeri i zbulimit Bujar M.Hoxha në librin e tij ‘’Pluralizmi Shqiptar’’. Tashmë kandilit politik i Berishës “i ka mbaruar vaji”, por qartësisht mund të thuhet se kemi të bëjmë me një agjent jo të thjeshtë, por me një spiun të shumfishtë të zhytur thellë dhe me veprimtari agjenturore kundër vendit të tij.
Rekrutimi dhe dosja “Penicilina”
Ndonëse në ndryshimet demokratike ai mori aureolën e krijimit të një force të re politike siç ishte Partia Demokratike, por siç shprehen shkrimtarët disidentë: Kasem Trebeshina dhe Daut Gumeni, “PD-ja në barkun e pluralizmit lindi si parti e vdekur. Sali Ram Berisha mendohet se është rekrutuar në vitin 1967 nga Sigurimi i Shtetit me pseudonimin “Penicilina”. Ka dëshmi dhe raporte për këtë fakt me shkrim të ish-operativit të Ministrisë së Brendshme Ali Anadolli.
Në këto raporte dhe dëshmitë thuhet se operativi e ka tërhequr Berishën si bashkëpunëtorë në sektorin e mjekësisë. Por jo vetëm, Berisha ka kryer detyrën e bashkëpunëtorit por edhe të tjerë, drejtues të sotëm edhe Edi Rama intelektuali kontravers i institutit të arteve, një opozitar i thekur me sistemin në vitet 90 është ndjekur nga Sigurimi i Shtetit, por për rrethana speciale “është kursyer”. Rezulton se pasi Berisha mbaroi studimet ne Fakultetin e Mjekësisë, u mbajt në spitalin e Tiranës si mjek kardiolog dhe u dërgua here pas here për specializim në Francë. Po në këto vite Berisha kërkoj të anëtarësohet si komunist në Partinë se Punës.
Me nxitjen e njerëzve te tij të afërt dhe ndërhyrjen e Idriz Shehut që në atë kohë ishte kryetar Degës së Punëve të Brendshme Tropojë. Sipas rregullave te asaj kohe në organet e sigurimit nuk lejohej që komunistët të rekrutoheshin si bashkëpunëtor.
Lidhjet me UDB
Nga të dhëna te tjera zyrtare konfirmohet se në vitin 1971 SaliBerisha u martua me Liri Rexhep Ramën. Në dosjen operative prej 1200 faqesh në arkivin e sigurimit të shtetit, rezulton se vjehrri i tij, Rexhep Rama ka qenë i tërhequr si bashkëpunëtor nga shërbimi sekret jugosllav, UDB.
Gjithashtu është fakt i njohur se, tezja e gruas se tij, Milica Bulatoviç ka qenë kolonele e UDB-së dhe mbështetëse e Rankoviçit gjatë operacioneve shfarosëse ndaj shqiptarëve. Gjykimi im është se edhe gjatë këtyre 35 viteve të ndryshimit të sistemit, roli i Berishës ka qenë shume aktiv dhe destruktiv me pasoja të rënda për fatin e vendit.
Këtë përfundim e konfirmojnë ne librin e tyre “Çështja shqiptareriformësimi i Ballkanit” studiuesit anglez James Petifer dhe Miranda Vickers. Këta studiues nënvizojnë se “gjatë kohës të studimeve e specializimeve në Francë, (vitet 70), Sali Berisha ka dekonspiruar tek shërbimi i fshehtë francez rrjetin e agjentëve shqiptarë të zbulimit, emra të cilëve i janë përcjellë edhe UDB-së”. Por akti më antikombëtar i këtij njeriu ndodhi kur ai erdhi ne pushtet duke sabotuar me qëndrimin e tij, rezistencën dhe organizimin e UÇK-së për çlirimin e Kosovës nga regjimi serb.
Ne këtë libër te studiuesve angleze, autoret theksojnë se ( faqe156-157 ) “hapat e parë në këtë drejtim u hodhën që në vitin 1991-1992kurnjë grup prej 54 djelmoshash kosovarësh filluan përgatitjen ushtarake në akademinë ushtarake të Tiranës, por qeveria e tij i mbylli këto kampe përgatitjeje dhe arrestoi një pjesë të personelit më të rëndësishëm kosovar”. Qeveria e Berishës arriti deri atje sa arrestojë dhe burgosë Adem Jasharin së bashku me zëdhënësin e tij politik Hashim Thaçi.
Pikërisht po në këtë kohë qeveria e Berishës theu embargon e naftës të vendosur nga OKB-ja gjatë luftës shkatërruese në Jugosllavi. Ai ngriti posaçërisht edhe shoqërinë “Shqiponja” pranë PD-së, të cilën e administronte Tritan Shehu. Më pas ishte po Sali Berisha ai që i bëri thirrje delegacionit kosovar gjatë bisedimeve të Rambujesë, për të mos e firmosur marrëveshjen e paqes që çoi në çlirimin e Kosovës, një akt kyç që ndihmonte vetëm regjimin e Millosheviçit.
Dëshmitë
Një fakt tjetër që dëshmon veprimtarinë agjenturore të tij lidhet me dokumentacionin arkivor pranë SHIK-ut. Ai urdhëroi kreun e këtij organi represiv, Bashkim Gazideden, që ta asgjësonte këtë arkivë. Por jo gjithçka është asgjësuar, pasi persona fizikë që kanë drejtuar organet e kundërzbulimit para viteve ’90 dhe më pas ende disponojnë fakte personale serioze dhe kujtime autentike.
Me këtë rast do të nënvizoj se një pjesë e këtyre personave kanë dijeni të sakta për veprimtarinë agjenturore të Sali Berishës si spiun i UDB-së etj. Ja ç’thotë në shënimet dhe raportet e tij ish-oficeri i kundërzbulimit shqiptar Ali Anadolli.Shikoje mirë këtë fotografi, Sali Berisha. Të kujtohet? Është viti 1967.
Ky është oficeri 38-vjeçar Ali Anadolli, që kryente detyrën patriotike në frontin e mbrojtjes së atdheut nga veprimtaria armiqësore e terroriste e zbulimeve të huaja. Në takime të posaçme me ju ai të kërkoi ta ndihmoje dhe të bashkëpunoje për mbrojtjen e interesave të atdheut. Ti pranove dhe firmose pa hezitim të viheshe në shërbim të mbrojtjes së atdheut, por nuk dihet motivi dhe arsyet e sakta pse u rreshtove si bashkëpunëtor; tani unë diçka marr me mend për arsyen, por saktësisht ato i di vetëm ti.
Le të shohim disa shënime të tjera të një drejtuesi tjetër të organeve të kundërzbulimit të Ministrisë së Brendshme, Bujar M. Hoxha. Bujar M. Hoxha, duke analizuar në librin e tij “Pluralizmi Shqiptar” ndryshimet e zhvillimeve, vë në dukje se: “Në fundin e viteve ’80-’90, në shumë parti opozitare, duke përfshirë edhe Partinë Demokratike, u infiltruan persona nga agjentura jugosllave. Të gjitha fijet e këtij infiltrimi organizoheshin dhe bashkoheshin tek ish-konsulli shqiptar në Turqi, kosovari Bujar Hoxha, i cili kishte ndikim të madh në strukturat e reja të Partisë Demokratike, në emërimet e drejtuesve kryesorë të saj në nivel qendror, lokal dhe ekzekutiv.
Ishin këta drejtues të infiltruar të UDB-së që organizuan protestat dhe vrasjet më 2 Prill të 1992 në Shkodër. Këtë fakt e konfirmon edhe avokat Nafiz Bezhani në kujtimet e tij. Studiuesi Bujar M. Hoxha konfirmon se në disa rrethe si Shkodër, Tropojë, Dibër, në këtë periudhë u krijuan dhe vepronin rrjete agjenturore të lidhura me shërbimet serbe. Personazhe të këtyre rrjeteve u emëruan pas zgjedhjeve të vitit 1992 në poste kryesore në Partinë Demokratike dhe strukturat prioritare. “Dhëndri i Serbisë” (referencë për Sali Berishën) ishte figura politike kryesore që shërbeu si lidhja kryesore e rrjetit agjenturor jugosllav”, komenton Bujar M. Hoxha.
Vendosja në krye të SHIK-ut nga Berisha e Bashkim Gazidedes, një personazh tjetër politik me aktivitet në shërbimin sekret jugosllav, u bë vetëm me qëllimin që të fshiheshin, manipuloheshin e zhdukeshin dosjet e bashkëpunëtorëve realë të agjenturës, duke i dekonspiruar këto dokumente tek shërbimet e tjera të huaja, kryesisht ai serb.
Arkivat
Ka të dhëna se një pjesë e këtyre dosjeve agjenturore të para viteve ’90, që ndodheshin në arkivën e SHIK-ut, u njohën, u shfrytëzuan e u vlerësuan pozitivisht për profesionalizmin e tyre edhe nga shërbimi sekret amerikan, CIA.
Fatos Klosi, ish-drejtues i SHISH-it, ka dhënë këtë opinion: Ish-drejtori i SHISH-it pas vitit 1997, Fatos Klosi, ka pohuar në prononcimet e tij mediatike se “Sali Berisha ka patur dosje agjenturore në arkivat e Sigurimit të Shtetit dhe ai është ndjekur si bashkëpunëtor i mundshëm i UDB-së, ndonëse dosja personale e tij është zhdukur fizikisht, por se në raportet e asaj kohe të CIA-s, Berisha cilësohej si kundërshtar i lëvizjes dhe organizimit luftarak të UÇK-së për liri dhe pavarësinë e Kosovës”.
Të njëjtat përfundime na ka dhënë analisti dhe studiuesi Kastriot Alia në gazetën Euro Albania, në të cilat ai pohon se në dosjet agjenturore, Sali Berisha ka vepruar duke mbajtur pseudonimin “Penicilina” dhe “Bisturia”.
Informacione të dhëna të personalitetit dhe aktivitetit agjenturor të Sali Berishës ka përshkruar edhe badigardi i tij në librin “Izet Haxhia përballë Sali Berishës”, të cilat nuk janë vetëm përfundime retorike, por dëshmi personale të një njeriu që ka qëndruar për disa vite pranë tij, të veshura me fakte konkrete, episode dhe vendngjarje që dëshmojnë për veprimtarinë kriminale, destruktive, antikombëtare dhe terroriste të Sali Berishës. Izet Haxhia pohon se “UDB-ja serbe ishte padronja e Berishës në Beograd” dhe se ata shpesh kanë ndërhyrë dhe ndikuar për qëndrimet e theksuara antiamerikane të Berishës. Izet Haxhia kujton me kthjelltësi se ka marrë urdhër për të realizuar një plan për bombardimin dhe goditjen e Ambasadës Amerikane në Shqipëri.
Po me porosi të Berishës dhe Bashkim Gazidedes, gjatë viteve 1992-1996, u strehuan në Shqipëri terroristë arabë, ku dyshohet edhe përfshirja e Bin Ladenit. Në këto operacione u vu në dispozicion edhe kushëriri i Berishës, Haxhi Bardhi. Pak a shumë dhamë një pasqyrë të veprimtarisë agjenturore si bashkëpunëtor dhe spiun në interes të shërbimeve të huaja të Sali Berishës. Me kohë faktet e reja, që ndodhen në arkivat jugosllave, franceze, amerikane etj., do të ekspozohen. Janë të pallogaritshme dëmet që i ka shkaktuar vendit ky personazh i zi, i katapultuar në politikë në drejtimin e shtetit shqiptar si Kryeministër dhe President i vendit.
Kjo periudhë e ashtuquajtur tranzicion, por që për fat të keq vazhdon edhe sot. U nëpërkëmbën të gjithë parametrat demokratikë të shtetit normal, si dhe vendosja e demokracisë së vërtetë, në të mirë të zhvillimit progresist të Shqipërisë. A ka qenë Sali Berisha spiun, dhe që përbën thelbin e këtij shkrimi, është se: Po, ka qenë dhe mbetet spiun që ka dëmtuar rëndë interesat kombëtare. Këtë fakt vetë Sali Berisha as nuk e ka pohuar, por as nuk e ka mohuar. Abraham Linkolnika thënë se: “Mund të gënjehen të gjithë për pak kohë, por nuk mund të gënjehen të gjithë përgjithmonë”. Ajo që dimë deri tani për Sali Berishën është vetëm një pikë uji, por ajo që akoma nuk dimë është sa uji në oqean.” /gazeta sot/
