E shtunë, 8 Nëntor, 2025

“Do ta shohësh se çfarë do të ndodhë”/ Rama ‘mollë sherri’ mes Trump dhe Macron në samitin e Gazës?

Share

Duket se presidenti i SHBA Donald Trump ka dashur të “sqarohet” me homologun e tij francez Emmanuel Macron, lidhur me një episod ku përfshihej dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Bëhet fjalë për momentin kur Rama zgjodhi të bënte shaka me lapsusin e Trump, i cili deklaronte se i kishte dhënë fund luftës mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, duke ngatërruar vendin tonë me Armeninë.

“Daily Mail” shkruan se ditën e djeshme, në samitin e Gazës në Egjipt, sipas ekspertëve të leximit të buzëve është zbërthyer biseda mes Trump dhe Macron, duke zbuluar mes dy liderëve është folur pikërisht për këtë episod.

Biseda mes tyre:

Trump: Gëzohem shumë që të shoh! Pra ti je dakord?

Macron kthen kokën nga ana tjetër dhe i jep një përgjigje që nuk mund të lexohet.

Trump: Je i sinqertë?

Macron: Sigurisht.

Presidenti amerikan më pas i shtrëngoi fort dorën Macron-it përpara se të përgjigjej: Në rregull, tani dua të di pse më lëndove. E di tashmë. Po bëj paqe. Hajde tani. Unë lëndoj vetëm ata që lëndojnë të tjerët.

Macron: E kuptoj. Do ta shohim këtë.

Trump: Do ta shohësh çfarë do të ndodhë. Do të shihemi pas pak.

Shtrëngimi i duarve që zgjat gati gjysmë minute nuk është diçka e re për Macronin dhe Trumpin dhe njerëzit në mediat sociale ironizuan këtë “traditë”.

Te tjera

Lajme te tjera