E enjte, 24 Shtator, 2026

Ditëlindja e mbretit Charles III, festohet në Tiranë nga ambasada britanike, e pranishme edhe drejtoresha e QShPZh Elona Gjebrea

Share

Ambasada Britanike mblodhi në një festë ditëlindjes së Madhërisë së tij, Mbretit Charls III, miq e figura publike të politikës, diplomacisë e medias.

Kjo festë ishte në vazhdimësinë e traditës dhe festimeve që lidhen monarkinë britanike.

“Në maj, ne kremtuam Kurorëzimin e Mbretit tonë! Ne shënojmë tani një rast të veçantë,  ditëlindjen zyrtare të Madhërisë së tij. Kjo është festa e parë për ditëlindjen e Mbretit që ne festojmë në më shumë se 70 vjet”, tha ambasadori britanik.

Në pritje mori pjesë kreu i shtetit, presidenti Bajram Begaj, por edhe zyrtarë të ndryshëm të qeverisë dhe opozitës si dhe ambasadorë të vendeve të ndryshme, ndërkohë që prezent ka qenë edhe Drejtuesja e Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, Elona Gjebrea. Kjo e fundit ka ndarë dje detaje në rrjetet sociale.
Ja postim i i plotë i zonjës Gjerbrea:

Me miq të mirë në pritjen e organizuar nga Ambasadori Britanik në Shqipëri, SH.T.Z Alastair King-Smith, me rastin e ditëlindjes së Mbretit Karl III.

E nderuar te jem një nga përfituesit e bursës prestigjioze Chevening!

Te tjera

Lajme te tjera