Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi ditën e djeshme se protesta është skenari i parë për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës. Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha theksoi se alternativa e dytë është mosbindja civile. Më tej, ai shtoi se kryeministri Edi Rama është kthyer në armikun numër një të shqiptarëve pasi u ka grabitur votën. “Skenari është protestë dhe në rast nevojë mosbindje civile, e kemi shpallur Ramën armik të shqiptarëve. Ai ka grabitur votën e qytetarëve shqiptarë, ai ka rrëmbyer të gjitha pushtetet, gjyqësorin, parlamentarin, ekzekutiv dhe ato kushtetuese. Ai nuk mund të pranohet, jemi në kushte të një monizmi të plotë nga i cili do të dalim”, deklaroi ai. Më tej Berisha deklaroi dje se PD së bashku me Partinë e Lirisë apo me shoqërinë civile do të largojnë kryeministrin Edi Rama nga pushteti. Gjatë konferencës për mediat, Berisha tha se ‘do t’i presim biletën Ramës’, pasi është shndërruar në problemin më të madh të shqiptarëve që pas periudhës së Enver Hoxhës. “Këtu PD, partia e Lirisë, shoqëria civile, mbrojtësit e kauzave, të gjithë janë bashkë për t’i prerë biletën këtij njeriu i cili është shndërruar në problemin më madhor të shqiptarëve pas Enver Hoxhës në politikë. Ky objektiv i tejkalon të gjitha problemet e tjera, ne do bashkërendojmë në një front të përbashkët kundër Ramës”, nënvizoi Berisha.
Berisha tregon rrugën si do rrëzohet Rama: Skenari është protestë dhe në rast nevojë mosbindje civile
Share
Te tjera