E shtunë, 18 Janar, 2025

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë, tubimit të 7 korrikut i bashkohet edhe çifti Meta-Kryemadhi, ja çfarë po gatuhet në prapaskenë

Share

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar dje trazira dhe protesta pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë. Gjatë këtyre ditëve kryefjala ka qenë protesta e 7 korrikut e thirrur nga “Foltorja” e udhëhequr nga Sali Berisha, ndërkohë që gazeta ka mësuar se ish-kryeministri dhe mbështetës të tij po hasin shumë vështirës në terren, me qëllim mbledhjen e sa më shumë qytetarëve në tubimin që pritet të mbahet javën tjetër para Kryeministrisë. Sipas informacioneve nga grupi i “Rithemelimit”, eksponentë të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ithtarë të Berishës po punojnë shumë fort në prapaskenë, duke ofruar para dhe siguruar transport për këdo demokrate që dëshiron t’iu bashkohet atyre në protestën e 7 korrikut. Mësohet se në dispozicion të protestës janë vënë milona lekë nga Berisha dhe biznesmenë pranë tij, të cilat do iu shpërndahen protestueseve, duke iu siguruar transportin, kafet, ujin, ushqimin, në mënyrë që t’i joshin dhe t’i bashkohen tubimit. Ndërkohë një eksponent i lartë pranë “Foltores” që dëshiron të mos identifikohet, theksoi për gazetën se Berisha dhe besnikët e tij synojnë të provokojnë dhunë e kaos gjatë tubimit, mjete këto që shpresojnë se do iu hyjnë në punë dhe t’i përdorin për të rrëzuar qeverinë. Po ashtu, në prapavijë përveç armatës së militantëve të LSI dhe “Foltores” që kanë bashkuar forcat, mësohet se protestë pritet t’i bashkohet edhe presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Berisha paralajmëron trazira dhe protesta pa mbarim

Megjithatë, një valë protestash pa mbarim dhe që kanë si objekt rrëzimin e kryeministrit Edi rama dhe qeverisë së tij, i ka paralajmëruar dje edhe vetë ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një takimi me gratë e LDSH, si dhe në mediat “EuroNeës” e “TV Klan”. Berisha u shpreh se 7 korriku është vetëm fillimi i rrëzimit të qeverisë, duke paralajmëruar kështu rezistencë edhe para policisë. Ai tha se qytetarët shqiptarë dhe të gjithë demokratët duhet të përgatiten për një revolucion që sipas tij, është i vetmi që mund t’i japë fund një sistemi monist, siç e konsideron ai qeverisjen nga Edi Rama. “Në informacionet që kam unë, shoqëria shqiptare po zien, nuk po duron dot më. E dëshiron protestën, është një situatë pakënaqësie e jashtëzakonshme. Kjo do të shpërthejë më 7 korrik, si një sipër i pafund protestash. PD-ja është e vendosur për një opozitë shumëformëshe, në Kuvend e rrugë, por duhet të jemi të përgatitur sepse në një vend ku të gjitha pushtetet janë në duart e një partie, ku rendi kushtetues ka marrë fund dhe është dorëzuar në një parti, atëherë këtu vetëm një revolucion mund t’i japë zgjidhje dhe të përmbysë këtë sistem monist. Sot Rama ka pushtet më shumë se ç’kishte Ramiz Alia. Jo çdo gjë mund të thuhet tani. Absolutisht nëse themi protestë do të nënkuptohet në mënyrë të padiktueshme një protestë e zgjatur e qëndrueshme. Do të ketë forma të qëndresës civile”, deklaroi Berisha.

Berisha pranon blofin me gjyqin ndaj Blinken

Më tej ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi se padinë për shpifje ndaj sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken mund ta çojë në SHBA, nëse gjykata franceze merr parasysh disa faktorë. Në emisionin “Opinion” Berisha deklaroi nuk do të tërhiqet dhe çështjen do ta çojë deri në fund. Ai tha se nuk ka asnjë pengesë që çështjen ta çojë në SHBA, përveçse aty proceset gjyqësore janë shumë të shtrenjta. “Normalisht janë dy faktorë kundër, siç është imuniteti dhe ekstraterritorialiteti. Pro janë shpifja dënohet atje ku del. Unë do ta ndjek deri në fund dhe nëse gjykata franceze merr parasysh këto faktorë unë do të detyrohem një pati në SHBA. Nuk kam asnjë pengesë. Ka një problem, aty kushtojnë shumë proceset dhe e dyta nuk më plotëson qëllimin e padisë. Se një proces në SHBA gjykata e merr, psh ka shpifur Delina Fico, merr dosjen verifikon dhe dënon Delina Ficon. Në një proces tjetër mund të vendosë të detyrojë të ç’dëmtojë DASH. Por nuk është ky procesi im. Procesi im është për shpifje. Këshillime të tjera me specialistë të ligjeve vazhdojnë”, u shpreh Berisha.

Tubimit të 7 korrikut i bashkohet edhe çifti Meta-Kryemadhi

Por edhe deputeti demokrat, Belind Këlliçi zbuloi dje se numri i pjesëmarrësve në protestën e 7 korrikut, do të jetë surprizë. I ftuar dje në një studio televizive, Këlliçi u shpreh se në protestë do të vijnë edhe shqiptarë që jetojnë jashtë dhe që kanë prerë tashmë biletën. Madje deputeti demokrat theksoi gjithashtu se i pranishëm në protestë do të jetë edhe Presidenti Ilir Meta e anëtarët të Lëvizjes Socialiste për Integrim. “Keni parë tre ditët e fundit, që ka pasur një ulje të vogël të çmimit të naftës. Pra, një mini sinjal është dhënë. Nëse Berisha ka thënë që do kthejë opozitarizmin e vërtetë dhe se opozita nuk ka pushime, atëherë nuk na bën përshtypje pse protestojmë në korrik. Neve na kërkojnë llogari pse u bë në korrik dhe jo në qershor, pse në mesjavë dhe jo në fundjavë, tani po na kërkojnë dhe për LSI e Ilir Metën. Ilir Meta dhe LSI aty janë. E kanë konfirmuar publikisht që do të jenë aty”, deklaroi Këlliçi.

Te tjera

Lajme te tjera