Policia ka mbyllur hetimet në lidhje me vdekjen misterioze të 59 vjeçaritMarkMiddleton, këshilltarit të Bill Clinton. Sipas hetimeve vdekja e tij ka qenë vetëvrasje edhe pse arma nuk u gjet asnjëherë. MarkMiddleton, i cili shërbeu në Shtëpinë e Bardhë pranë ish-presidentit Clinton në vitet 1990, u gjet i vdekur në Heifer Ranch në Perryville, Arkansas, më 2 maj 2022. Ai ka qenëkëshilltari i ish-presidentit amerikan BillKlintonpër një kohë të gjatë ku u bë krahu i djathtë i tij në lidhje me çështjen e pedofilit JeffreyEpstein. Por ky hetim ka lënë shumë dyshime pasi arma e zjarrit me të cilët dyshohet se Middleton qëlloi veten mungon. Pothuajse një vit pas vdekjes së Middleton, raporti i policisë këtë zbuloi se biznesmeni i LittleRock u zbulua me një plagë me armë zjarri në gjoks dhe një kordon zgjatues që e kishte fluturuar me avionin famëkeq të Epstein “Lolita Express”.Middleton la Shtëpinë e Bardhë në vitin 1995. Dhe më pas aksesi i tij ekzekutiv u kufizua pasi një hetim përcaktoi se ai abuzoi me lidhjet e tij në një përpjekje për t’u bërë “një marrëveshje ndërkombëtare”. Publikimi i raportit zyrtar vjen pasi familja e Middleton, gruaja dhe dy vajzat e tij i bënë peticion gjykatësit për shqetësimet në lidhje me fotot dhe videot e tmerrshme të skenës që po bëhen publike. Pas vdekjes së tij, shumë teori konspirative u përfolën ku më e përfolura ishte ajo që pas vdekjes së tij mund të ishte vetë ish-presidentiamerikanBill Clinton.
Si ndodhi ngjarja?
Sipas mediave lokale përpare se të merrte vendimin për të vrarë veten Middletonkishte kërkuar një vend ku të kryente veprimin në mënyrëpa u shqetësuar nga askush. Më pas mësohet se i ka dërguar një mesazh gruas së tij ku në fillim i ka shkruar: “ Kam gjetur pak diell për të mbyllur sytë”. Siç duket nga rrethanat vetë vrasje ishte e mirë menduar nga ana e tij pasi ai përveç armës kishte marrë me vete edhe një kordon elektrik me idenë që nëse shpërthimi nuk do ta vriste teli do të vriste me siguri kur të rrëzohej. Ndërsa në vend ngjarje forcat e policisë kishin gjetur një shënim për gruan e tij Rhea Middleton ku kishte shkruar “Ti ishe një grua e shkëlqyer dhe do tëjesh një nënë e mrekullueshme. Ju lutem merrni dhe ju pak rreze dielli si mua. Do t’iu bëje te ndiheni mire. Ju dua shumë”. Shënimi ishte i shoqëruar me një figurë“zemër”. Middleton, më pas tërhoqi një stol 8 metra të gjatë në një pemë në një pikë të fermës me pamje nga një luginë. Ai qëndroi në majë të stolit dhe lidhi një skaj të kordonit zgjatues në një gjymtyrë të madhe të pemës dhe skajin tjetër rreth qafës së tij. “Besohet se z. Middleton më pas ka marrë armën e zjarrit dhe i ka vendosur tytat në gjoks dhe më pas ka shtrirë dorën e majtë dhe ka vendosur gishtin e parë në këmbëzën e parë. Middleton tërhoqi këmbëzën në mbështjellësin e armës së zjarrit për ta shkarkuar dhe goditur në gjoks dhe më pas ai ra nga stoli duke bërë që kordoni zgjatues të shtrëngohej duke i ndërprerë frymëmarrjen. Në raport theksohet arsyeja pse arma nuk u gjend pranë kufomës. Për shkak të zmbrapsjes nga shkarkimi dhe lartësisë dhe këndit të tokës arma është flakëruar larg. Dhe oficerët pohuan se nuk ka asnjë të dhënë apo provë që mund tëvërtetoje se mund të kishte qenë ndonjë i pranishëm tjetër dhe si rrjedhojë kjo ka bërë që hetimet të mbyllën me vetëvrasje. Ndërsa mjeku ligjor TheodoreBrown vuri në dukje se Middleton kishte një histori depresioni në të kaluarën dhe Middletonkishte rrëfyer se dhe herë të tjera më parë kishte menduar vetëvrasjen por nuk kishte pasur asnjëherë forcën për tëbërë një veprim të tillë. Edhefamilja e tij e ka pohuar se Middleton vuante nga depresioni për një kohë të gjatë. Familja e tij theksoi se ai kishte humbur pushtetin që nga viti 1991 dhe për të ishte diçka që nuk e pranoi kurrë. Donte me doemos të arrinte pushtetin dhe fuqinë që zotëronte në vitet 1990.
Raste të tjera të ngjashme
Por ky nukështë rasti i parë dhe as i vetëm pasi një numër i konsiderueshëm nga ish-bashkëpunëtorët e Clintonit kanë vdekur në rrethanat misterioze ku shumë prej tyre janë cilësuar si vetëvrasje. Kjo ka bërë që të ngrihen shumë dyshime dhe si rrjedhojë të dalin në pah shumë teori konspirative. Edhe vdekja e zëvendës këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë, VinceFoster në vitin 1990 u mbyll si vetëvrasje edhe pse shumë hetues mendonin se dhe pas vdekjes së tij qëndronte vetë Clinton.
