E premte, 17 Prill, 2026

Analiza vjetore/ Drejtoresha Liri Kasa Qoshi prezanton arritjet dhe prioritetet e Drejtorisë së Pastrimit dhe Gjelbërimit

Share

Nën drejtimin e drejtoreshës së Përgjithshme, Liri Kasa Qoshi, u zhvillua analiza vjetore e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit në Bashkinë Tiranë (DPPGJ), ku u reflektua mbi punën e realizuar gjatë vitit që lamë pas, sfidat e përballuara dhe objektivat për vitin e ardhshëm.

Gjatë këtij takimi u prezantuan arritjet dhe angazhimi i strukturave përkatëse, duke theksuar përkushtimin, bashkëpunimin dhe vizionin për një Tiranë më të pastër dhe më të gjelbër.

Analiza përfshiu punën e këtyre drejtorive:

  • Drejtoria e Pastrimit të Qytetit
  • Drejtoria e Zonave Rurale
  • Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse

Përmes përgjegjësisë institucionale dhe punës në skuadër, Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit, nën drejtimin e zonjës Qoshi, vijon angazhimin për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe për ndërtimin e një qyteti më të mirë për të gjithë qytetarët.

Te tjera

Lajme te tjera