Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka propozuar që ish-kryeparlamentarin Gluak Konjufca si emrin për kandidat për President të Republikës, duke dalë hapur kundër Vjosa Osmanit, e cila duket se nuk se nuk do të rizgjidhet si presidente.
Kurti i ka kërkuar votat Lëvizjes Demokratike të Kosovës, pasi sot zhvilloi një takim me liderin e kësaj force politike Lumir Abdixhiku, në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Mediat e Kosovës shkruajnë se Kurti i ka kërkuar Abdixhikut që deputetët e LDK-së, të sigurojnë zgjedhjen e Konjufcës si president.
Pas këtij takimi, LDK ka mbledhur strukturat e saj për të diskutuar qëndrimin që do të mbajë, ndërsa nënkryetari Shala tha se do të dalin një deklaratë në fund të këij takimi.
Po ashtu bëhet me dije se Vetëvendosja i ka mbledhur 30 nënshkrimet e nevojshme për të plotësuar kushtin që të propozohet në Kuvend për president të Kosovës.
Më tej, raportohet se Albin Kurti po mundohet që të sigurojë votat edhe nga PDK për zgjedhjen e Presidentit të ri, ku e enjtja e 5 marsit është data e fundit për votimin e tij. Duket se Vjosa Osmani po i afrohet fundi si Presidente Kosovës.
