E premte, 24 Prill, 2026

Albana Koçiu: Shqipëria më afër Europës dhe siguri të besueshme për të gjithë

Share

Ministrja e re e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka reaguar pas miratimit të programit qeverisës në seancën plenare të sotme. Ajo theksoi se mandati i ri është historik dhe se objektivi kryesor mbetet çuarja e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Koçiu premtoi një transformim të plotë të shërbimeve për sigurinë e qytetarëve, duke i përafruar ato me standardet europiane dhe duke përdorur teknologjinë si mjet kryesor për rritjen e besueshmërisë dhe afërsisë me publikun. “Në seancën e sotme plenare mori dritën jeshile programi qeverisës që do të udhëheqë mandatin e ri historik, mandatin që çon Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ministria e Punëve të Brendshme do të angazhohet për një transformim të plotë të cilësisë së shërbimeve për sigurinë e qytetarëve, duke i ofruar ato sipas standardeve që kërkon rruga europiane, me teknologjinë si aleaten tonë të pandarë. Ky është drejtimi ynë për një shërbim publik më të besueshëm e më pranë qytetarëve, për Shqipërinë që duam”, shkroi në rrjetet sociale zonja Albana Koçiu, e cila do të betohet neser në Presidencë si ministre e Brendshme.

Te tjera

Lajme te tjera