E premte, 14 Gusht, 2026

Qeveria e Kosovës “shuplakë” Ramës: Anulimi i mbledhjes dëmton qytetarët, veprove në mënyrë të njëanshme

Share

Qeveria e Kosovës ka reaguar dje pas anulimit të mbledhjes së qeverive shqiptare. Në reagimin e saj thuhet se është hera e parë që një mbledhje e përbashkët anulohet njëanshëm. Madje ajo ka fajësuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për anulimin e mbledhjes ndërqeveritare duke thënë se takimet bilaterale që i ka kërkuar Rama do të mund t’i zhvillonin secilën ditë tjetër. “Mbledhjet e përbashkëta janë ndërmarrje të madhe organizative, të cilave u paraprinë një punë e madhe e ministrive për të përgatitur atë ditë. Nesër do të duhej të nënshkrueshin 13 marrëveshje të reja. Ato kishin synim t’i afronin ekonomitë tona, sistemet tona të drejtësisë, arsimit, kulturës, etj. Janë qytetarët ata që do humbasin më së shumti. Për fat të keq, anulimi i mbledhjes nga ana e kryeministrit Rama anuloi mundësinë për t’i nënshkruar ato. Takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër. Jemi fare afër njëri-tjetrit si vende. Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës. Por është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëanshme”, thuhet në reagimin e Qeverisë. Kujtojmë se këtë të mërkurë, pra sot pritej të mbahej mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, por Rama e anuloi takimin me pretekstin se situata në Kosovë nuk e lejon një gjë të tillë. Ai kërkoi takim bilateral me Albin Kurtin në prani të ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes, me fokus situatën në veri. Por Kurti nuk ka pranuar dhe ka këmbëngulur që të mbahet mbledhja mes dy qeverive sikundër ishte planifikuar. Por Rama ka refuzuar dhe praktikisht mbledhja u anulua.

Te tjera

Lajme te tjera