E premte, 14 Gusht, 2026

Tensionet në veri, Albin Kurti: Situata qetësohet vetëm nëse largohen bandat

Share

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se Serbia duhet të ndërprerë përkrahjen për milicinë që ka shkaktuar protesta në veri dhe se përgjegjësit duhet të ndiqen penalisht përpara se qeveria të shqyrtojë lehtësimin e qëndrimit të saj. Duke folur për situatën e tensionuar në veri të Republikës së Kosovës, Kurti ka shtuar se zgjidhja e situatës në veri nuk varet vetëm nga Kosova. Sipas tij,rruga për qetësimin e situatës në katër komunat veriore duhet të nisë me largimin e siç i quajti ai, bandave kriminale atje. “Rruga përpara për qetësim dhe për normalizim nënkupton ndalimin e menjëhershëm të dhunës nga bandat kriminale para objekteve të komunës ndaj zyrtarëve të Policisë, ndaj ushtarëve të NATO-s, ndaj gazetarëve dhe ndaj kryetarëve të komunave”, deklaroi Kurti. Kurti tha se prania e policisë në veri mund të zvogëlohej në mënyrë propercionale vetëm nëse largohen siç tha ai, bandat kriminale nga veriu dhe arrestohen personat që shkaktuan dhunë. Kryeministri i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtarë që të punojnë në drejtim të intensifikimit e dialogut për zbatim të marrëveshjeve të 27 shkurtit e arritur në Bruksel dhe asaj të 18 marsit, e dakorduar në Ohër të Maqedonisë së Veriut. “Kemi nevojë për sekuencim të balancuar dhe ver të zbatimit të marrëveshjes bazike. Marrëveshjen jo vetëm që e kemi pranuar të dyja vendet, Kosova dhe Serbia por ajo është edhe pjesë e konkluzioneve të Këshillit Evropian të datës 9 shkurt 2023”, theksoi Kurti. Duke iu referuar tensioneve në veri, ai tha se deri në zgjedhjet e hershme në komunat veriore, kryetarët e tanishëm duhet ta ushtrojnë detyrën e tyre. Po ashtu, kryeministri iu bëri thirrje serbëve që të marrin pjesë në zgjedhje.

Te tjera

Lajme te tjera