Timo Flloko, ylli i kinematografisë shqiptare dhe skenës teatrore, feston këtë 26 prill 75 vjetorin e lindjes.
Flloko ngelet portreti i dashur i kinemasë dhe teatrit, aktori i roleve që ka mbajtur shqiptarët të mbërthyer pas ekranit.
Rolet e tij të shumta në kinematografi dhe teatër, i kanë dhënë aktorit një vend të rëndësishëm në artin dhe kulturën shqiptare.
Ai është një nga të paktët aktorë shqiptarë, të cilët ia kanë kushtuar karrierën e tyre filmit.
Ndonëse karrierën e ka shtrirë edhe në Holliwood, ku ka interpretuar në disa filma, aktori nuk e ka harruar asnjëherë Shqipërinë, por e ka ndarë jetën mes atdheut dhe Amerikës.about:blank
Pas kthimit nga Amerika, ai nisi të punojë pedagog në Akademinë e Arteve në Tiranë në degën e aktrimit dhe regjisë.
Por Flloko nuk është ndarë asnjëherë nga skena dhe vazhdon t’i japë artit shqiptar vlera të pashqyeshme.
Ylli shqiptar hyri në kinema shumë i ri, vetëm 19 vjeç. Timo Fllokos mund t’i numërohen mbi 40 role, ku veçantia e personazheve të interpretuara e diferencojnë atë si artist.
Dy filmat e tij të pare ishin “Ngadhnjim mbi vdekjen” (1967) dhe “Përse bie kjo daulle”, por fatkeqësisht ata u ndaluan nga regjimi i kohës për arsye të mentalitetit.
Pavarësisht kësaj, Timo Flloko nuk u ndal, ai vazhdoi të luajë role të ndryshme, madje edhe me Kadri Roshin, Sulejman Pitarkën, Robert Ndrenikën dhe shumë kolosë të teatrit.
Disa nga filmat në të cilët ka luajtur aktori i madhe janë “Malet me blerim mbuluar”, “Shtigje lufte”, “Lulëkuqet mbi mure”, “Njeriu me top”, “Cerçiz Topulli”, “Ballë për ballë”, “Rrethimi i vogël”, “Përdhunuesit” dhe shumë të tjerë.
Ylli i kinematografisë shqiptare është vlerësuar disa herë. Përveç shumë çmimeve prestigjoze, Timo Flloko mban edhe titullin Artist i Merituar.
