E shtunë, 15 Gusht, 2026

Spartak Ngjela zbulon pse shefja e ODIHR takoi Sali Berishën dhe paralajmëron fundin e “non gratës”, ja dy skenarët që do të ndodhin pas 14 majit

Share

Rigels Seliman

Avokati dhe analisti i njohur, Spartak Ngjela thotë se ish-kryeministri Sali Berisha, tanimë është i rrënuar dhe nuk ekziston si faktor politik në vend, paçka se ai përpiqet të tregojë se është dikushi dhe e konsideron veten politikan i “peshave të rënda” në Shqipëri. Në një prononcimi për gazetën “SOT”, zoti Ngjela u shpreh se Berisha po përpiqet të jetë protagonist për shkak të hallit të tij personal dhe se sipas tij, ai është bërë personazh qesharak. Madje, i drejtpërdrejt në atë që thoshte, avokat Ngjela tregoi edhe arsyet se përse shefja e misionit të ODIHR, Audrey Glover u takua me Berishën, ndonëse gjithë ndërkombëtarët nuk e njohin atë, madje me zonjën Glover ish-kryeministri ka pasur një armiqësi të vjetër, pasi ishte ai që e shpalli “non grata” në ’96. Sipas tij, takimi Glover-Berisha nuk mund të shmangej. “Gloveri nuk është politikane në këtë rast, ajo është arbitër për zgjedhje dhe Saliu ka fluksin e vet në zgjedhje. Ajo nuk kishte se si të mos ta takonte sepse nëse nuk do ta takonte do të tregon se është e anshme, ajo është me grupin e ndërkombëtareve që monitorojnë zgjedhjet. Ajo nuk foli për politik, por folën për zgjedhjet dhe ka thënë se nuk do të bëjnë asnjë tolerancë për manipulim të zgjedhjeve”, deklaroi ai për gazetën “SOT”.

Zgjedhjet e 14 majit

Më tej dhe teksa u pyet se çfarë e pret Sali Berishën pas zgjedhjeve të 14 majit nëse pëson humbje katastrofike, juristi dhe analisti i njohur, Spartak Ngjela u shpreh se se kreun e “Foltores” e presin dy rrugë. “Saliu e ka doktrinë e tij që do të thotë më vodhën votat. Ai tani është bërë qesharak, po mbase këtë herë do të ul kokën edhe do të ik”, u shpreh ai. Po ashtu, avokat Ngjela u pyet nga gazeta “SOT”, edhe për deklaratën e Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Çështjet Europiane, njëherësh i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, i cili deklaroi pak ditë më parë se është në dorë të autoriteteve vendase që të hetojnë ose jo Berishën, duke qenë se është shpallur “non grata” dhe akuzohet për korrupsion e minim të demokracisë nga DASH. “Për këtë duhet të flas SPAK-u, unë nuk hamendësoj dot”, u përgjigj Ngjela për gazetën “SOT”.

Te tjera

Lajme te tjera