E hënë, 28 Shtator, 2026

Skënder Gashi, emër i madh i UÇK-së dhe TMK-së

Share

Nga Afrim Ajredini, veteran i UÇK

Padyshim Skënder Gashi mbetet një nga figurat më të lavdishme çlirimtare, i cili kur na dha kushtrimin kryekomandanti jonë, ADEM JASHARI, ai la gyrbetin (Austrinë) dhe u rreshtua në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si një nga pushkët e para të lirisë në vitin 1998. Kontributi i tij në UÇK ishte madhështor kudo në trevën e Dukagjinit, Rahovecit dhe me gjerë ishte serioz, i disiplinuar, trim i madh dhe i dëshmuar në beteja kundër okupatorit serb dhe konsolidim të aradhave çlirimtare. I dashur me popullin, i urtë e modest dhe dragua përballë armikut me njësitet e UÇK-së gjatë viteve 1998-1999.

Të shkruash për dëshmorin, luftëtarin, trimin, strategun e UÇK-së dhe Eprorin e logjistikes së TMK –së, Skënder Gashi, duhen faqe të tëra librash, dokumentarë e filma, sepse ishte madhështor dhe kolos i luftës sonë heroike çlirimtare. Ai gjithë jetën ja dedikoi atdheut, lirisë, nënë Shqipërisë betimit të UÇK -së, andaj e kujtojmë me mall, dashuri dhe nuk do e harrojmë kurrë sa të ketë diell mbi dhe. Skënderi ka hyrë në histori si lufta jonë çlirimtare.

Duam drejtësi për Skënderin dhe për qindra çlirimtar të tjerë të vrarë pas luftës sonë nga armiku gjakatar serb. Skënder Gashi, epror e kolos çlirimtar, tashmë me germa të arta e ka emrin në këngë dokumentare, filma akademi përkujtimore dhe në çdo zemër shqiptari e atdhetari. Jeton vepra e këtij lisi Shqipërie. Lavdi e përjetshme dalëzotëseve të atdheut. Rroftë Shqipëria e Bashkimi Kombëtar! Afrim Ajredini , Linz/ Austri.
Përshtati: Rigels Seliman/ Kryeredaktor i gazetës “SOT”

Te tjera

Lajme te tjera