Gazetarja e njohur amerikane Rebecca Koffler në shkrimin e saj për New York Post ka treguar 3 arsyet e forta pse shërbimet e inteligjencës amerikane nuk heqin qafet presidentin e Federates Ruse Vladimir Putin. “Presidenti Rus padyshim që është një njëri i ligë. Deri më tani, në luftën e tij barbare kundër Ukrainës e cila po zgjat pothuajse plot një vit humbën jetën mijëra njerëz të pafajshëm. Forcat e Putinit kanë bombarduar spitalet e lindjes, kanë torturuar civilë dhe kanë rrëmbyer fëmijët e tyre, duke i dërguar me forcë në Rusi. Raketat e tij kanë goditur infrastrukturën dhe energjinë duke lënë në errësirë të plotë qindra familje ukrainase, duke i lënë në të ftohtë dhe pa ujë të pijshëm. Pushtimi i tij i paligjshëm çoi gjithashtu në një krizë globale energjetike dhe përkeqësoi inflacionin në rritje në të gjithë Perëndimin” shkruan ajo. Sipas saj, për shumë njerëz, largimi i Putinit duket si një zgjidhje e lehtë. “Por, thekson më pas ajo, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara ruajnë një doktrinë sekrete që lejon, në raste të jashtëzakonshme, vrasjen me qëllim në shënjestër të të huajve, Uashingtoni pothuajse me siguri nuk do të urdhërojë vrasjen e presidentit rus.
3 arsyet e CIA
Për këtë situatë ka tre arsye pse CIA nuk do ta lejonte diçka të tillë. Siç dihet tashmë edhe publikisht CIA ka kryer operacione të fshehta kundër liderëve të huaj që konsideroheshin si kërcënim për SHBA-në. Ku mund të përmendim; lideri kuban Fidel Castro, kryeministri i parë i Kongos, Patrice Lumumba, diktatori dominikan Rafael Trujillo, presidenti indonezian Sukarno dhe presidenti i Vietnamit të Jugut Ngo Dinh Diem. Për eliminim e personave që përmendëm më lart janë përdorur taktika të ndryshme si viruse vdekjeprurëse, puro shpërthyese apo dhe taktika të tjera që mund të jenë në mënyrat e spiunazhit. Koffler thekson gjithashtu se rreth vitit 1954 CIA kishte 58 emra në listën e saj “A” për të vrarë, si pjesë e programit të saj sekret prej 2.7 milionë dollarësh, të koduar PBSUCCESS, që synonte rrëzimin e Presidentit të Guatemalës, JacoboArbenz. Por pas urdhrit ekzekutiv të Presidentit Gerald Ford të vitit 1976, i cili shpalli të jashtëligjshme vrasjet politike nga punonjësit e qeverisë amerikane, agjencia doli kryesisht nga ky biznes i pistë. Një vit më parë, një raport 89 faqesh i titulluar “Përmbledhje e fakteve,hetimi i përfshirjes së CIA-s në planet për të vrasja e liderëve të huaj” është hequr nga Arkivi Kombëtar.
Burrat në të zeza
Së dyti, shkruan Koffler, edhe nëse CIA do të autorizohej për një operacion të tillë, do të ishte jashtëzakonisht e vështirë për t’u ekzekutuar. Putini dhe anëtarët e rrethit të tij të ngushtë janë nën mbrojtjen e vazhdueshme të Shërbimit Federal të Sigurisë. Vetë Putini mbrohet nga forcat speciale të Shërbimit të Sigurisë Presidenciale, ose “Burrat në të zeza”. Garda Kombëtare ose thënë ndryshe Rosguardia është përgjegjëse për mbijetesa e të gjithë regjimit të Putinit. Rosguardia, një degë speciale që përbëhet nga ushtarë elitë që kanë qenë pjesë e shërbimeve të sigurisë dhe kundërzbulimit për dekada, drejtohet nga Viktor Zolotov, një aleat i ngushtë i Putinit dhe ish-operativ i KGB-së. Në fillimin e viteve 1990Zolotov shërbeu si truprojë e Anatoli Sobchak, i cili ishte atëherë krye bashkiaku i Shën Petersburgut, presidentit BorisYeltsin dhe natyrisht vetë Putinit, i cili ishte zëvendës i Sobchak në atë kohë. Dhe nuk ka gjasa që dikush, jashtë rrethit të tij të ngushtë t’i afrohej Putinit.
Siguria e Putinit
“Së treti, si një operativ me dekada punë në KGB që është një nga shërbimet e inteligjencës më brutale në botë, Putini është i përgatitur mirë për një atentat dhe ndoshta ka dalë me plane të ndryshme emergjente për të siguruar mbijetesën e tij,” thekson Koffler në shkrimin e saj. Si rrjedhojë edhe sikur forcat inteligjente amerikane të arrinin t’i afroheshin Putinit lind pyetja nëse ky i fundit do të dorëzohej apo do të vriste veten. Dhe siç merret me mend nga të gjithë edhe sikur të ishte beteja e fundit dhe vendimtarë për të ai nuk do të tërhiqej por do t’i jepte fund edhe jetës së tij,” thekson ajo. Vlen të theksohet fakti pas vendimit të Putinit për të sulmuar Ukrainën rrethi i tij i këshilltarëve është tkurrur edhe më shumë.
