Protestat e studentëve kundër qeverisë dhe përplasjet me policinë kanë nxitur reagime të forta nga gazetari Robert Papa, i cili paralajmëron përshkallëzim të revoltës dhe ngre disa skenarë për atë që mund të ndodhë në vijim. Në analizën e tij, Papa flet për mundësinë e përshkallëzimit të protestave deri te kryeministria dhe vila e Edi Ramës në Surrel, ndërsa parashikon edhe presion të mundshëm nga SPAK-u dhe ndërhyrje nga Uashingtoni për largimin e kryeministrit. Në analizën e tij, Papa ngre edhe mundësinë e përshkallëzimit të protestave drejt banesës së kryeministrit. Ai thekson se nuk do të dëshironte djegien e asnjë objekti në Tiranë, por paralajmëron se zemërimi i protestuesve mund të dalë jashtë kontrollit, në kushtet kur, sipas tij, të rinjtë po provokohen nga policia.
Një tjetër pikë e fortë e analizës është roli i SPAK-ut. Papa kërkon hetimin dhe arrestimin e Edi Ramës dhe të personave që ai i lidh me korrupsionin qeveritar, duke përmendur edhe Ulsi Manjën e Taulant Ballën. Ai i cilëson ata si përgjegjës për një sërë problematikash dhe pretendon se në strukturat e policisë janë larguar profesionistët për t’u zëvendësuar me persona të lidhur me krimin. Papa i kushton vëmendje edhe qëndrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke argumentuar se mungesa e një deklarate publike të ambasadës amerikane në mbështetje të protestës nuk përjashton mundësinë e ndërhyrjeve diplomatike në prapaskenë. Në të njëjtën linjë, Papa përmend edhe mundësinë që Rama të largohet nga Shqipëria drejt Izraelit, duke pretenduar se kryeministri ka nisur procedurat për të marrë pasaportë izraelite.
Pjesë nga analiza e Robert Papës në Fokus Tv
“…Si Gadafi, si Mubaraku, si Sadami. Këto janë sjelljet e të sëmurit të Surrelit. Bashkimi Evropian, Gjermania ka folur. Ai gallofi i Kushnerit ende jo. Janë ngritur studentët, respekt ndaj revoltës së tyre të drejtë. Ka të shitur, ka injorantë, ka antishqiptarë që thonë se nuk janë studentë; çfarë janë, minatorë? A nuk i patë studentët e mjekësisë, që ata janë një lloj elite mes studentëve sepse dihet që kanë një punë të garantuar ose do të ankorohen në Gjermani? Ai djaloshi nga Gjirokastra që përballoi gjashtë kriminelë të policisë kriminale të Ramës tregon në mënyrë të sintetizuar gjithë reagimin anti-Ramë. Të gjithë shqiptarët e urrejnë. Rama provokon. Solli një kriminel të një qeverie kriminele, një çifut ministrin e Jashtëm. Pra i thotë haptas që kërkon ta kthejë Shqipërinë në një shtet çifutësh, t’u falë tokat e arbërve.
Ka nisur procedurat për të marrë pasaportën e çifutëve dhe do të ikë të jetojë në Izrael. Në qoftë se SPAK nuk arreston atë tre Lindat, familjarët e tij të korruptuar. Janë tre kusarët më të mëdhenj në Shqipëri: Rama, Ulsi Manja dhe Balla. Lidhur me krimet, kanë shkarkuar nga policia gjithë profesionistët dhe kanë marrë njerëzit e krimit të paarsimuar. Shikoni vetë disa foto të policëve kriminalë të Ramës se me çfarë urrejtjeje i shikojnë studentët. Natyrisht që askush nuk do të donte të digjej asgjë në Tiranë, por kur shikon se ç’ndodh në Paris, në Athinë, më 6 janar në SHBA. Ai popull, ata studentë, ai brez hyjnor për mua nuk kanë asgjë tjetër në dorë dhe provokohen. Provokohen sepse ka policë nga Rama, nga kriminelët e drogës së tij që mund të jenë ata që dogjën bashkinë e Veliajt. Duket qartë që ai edhe duke vdekur do të thotë që unë nuk po iki. Por mund ta djegin brenda kryeministrisë, mund t’i shkojnë të djegin Surrelin sepse është kthyer në revoltë.
Tani është mosbindje civile. Nuk është më “Flamingo” që vallëzojnë e këndojnë. E kanë kuptuar që Rama kërkon t’u vjedhë të ardhmen atij brezi të bukur. Kërkon t’i bëjë kamarierë e shërbëtorë të Zahove dhe t’ua falë Shqipërinë çifutëve të Kushnerit. Kongresi do ta nxjerrë lakuriq Kushnerin dhe zagarin e Sorosit. Së fundmi, është ekspozuar korrupsioni i ambasadores zhgarravinë në Athinë, ambasadores amerikane, ish-e fejuara e djalit antishqiptar të Trump-it, ku janë e-mail-e ku duket qartë korrupsioni i një figure, por kjo është pasqyrë e rrethit të ngushtë të Trump-it. Kujtoni ju se Kushneri nuk ka mesazhe të tilla me Ramën, se Don Junior nuk ka mesazhe të tilla në Vietnam ku vjedhin? Por ky vend heton, ky vend dënon, nuk fal. Ndaj Trump e flaku menjëherë përtej të flakët dhe LaCiVita-n, sepse nuk mund të marrë turp e barrë mbi vete. Nepotizmi do ta dëmtojë dhe duket që është krijuar një frymë anti-Trump për votime. Shumë thonë përse nuk flet ambasada amerikane në mbështetje të protestës publikisht.
Mos prisni, por dihet që telefonatat e fundit për largimin e Ramës andej do të vijnë, sepse vazhdon dhe mund ta pezullojnë, mund t’ia arrestojnë familjarët e tij. Ky njeri kërkon të djegë vendin. Ky është njeri psikopat dhe përgjegjësi mbajnë ata që e hipën në atë post, që nga Nano që e shiti partinë, nga opozita që kaloi atë kushtetutë që e favorizon Ramën tashmë, dhe nga të gjithë ata që janë pjesëtarë në tenderë që mund të jenë në opozitë por marrin paratë e Belinda Ballukut. Studentët nuk ndalen sepse shembulli është kudo në botën e qytetëruar, në botën perëndimore. Studentët janë ata që përmbysin, se ishin studentët ata që përmbysën në ’90-ën, dhe nuk ishte Ramiz Alia e Sigurimi kaq mizor natën e parë sa të thyeshin këmbë, të thyeshin kocka, të goditej pa mëshirë i moshuari. Por dikush që kërkon dhunë, dhunë do të marrë. Largimi i fundit është i keq.” /gazeta sot/
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
