Një proces anëtarësimi që të kalojë nëpër disa faza paraprake duke i ofruar vendeve kandidate një qasje graduale në mekanizmat e Bashkimit Europian, nuk është më thjesht një ide. E propozuar si alternativë nga disa prej vendeve me peshë si Gjermania e Franca, ajo është bërë pjesë e një dokumenti dhe të Komisionit Europian për rishikimin e zgjerimit.
“Europa duhet të gjejë atë momenti ne Helmut Kholn-it të thotë, hajdeni të gjithë rreth kësaj tavoline, të gjithë dhe pastaj se çfarë merr secili prej asaj tavoline kjo varet plotësisht nga merita, hap një kapitull dhe mbyll dhe për atë kapitull ti je plotësisht anëtar”, tha Rama.
Në Konferencën Ndërparlamentare, të organizuar në Tiranë nga Kuvendi, kreu i qeverisë e quajti dështim për Europën, jo për vendet kandidate nëse ato nuk anëtarësohen.
“Dhe nëse Europa do të lërë në baltë Ballkanin Perëndimorm atëherë nuk do të jetë një dështim i thjeshtë për Europën por do të jetë dështimi, ai më madhori”, tha Rama.
Duke vlerësuar Shqipërinë për punë ne bërë deri tani, kreu i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian David McAllister tha se ka ende punë përpara.
“Tashmë sfida që qëndron përpara është forcimi i pavarësisë së Gjyqësorit, arritja e rezultateve të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit dhe garantimi që institucionet publike t’u shërbejnë qytetarëve në mënyrë efektive”, tha ai.
Edhe Raportuesi për Shqipërinë në PE, Andres Shider u shpreh optimist me objektivin e vendit tonë për një anëtarësim në këtë dekadë!
“Nuk është çështje vetëm të hapen kapitujt, ato duhen mbyllur por pastaj vjen edhe zbatimi që ka ndikimi i këtyre kapitujve. Prandaj, jemi në atë fazën fundit, Shqipëria duhet të mbyllë edhe ato kapituj, ka kohë plotësisht për ta bërë atë gjë dhe pastaj mund të mendojmë edhe atë që Shqipëria meriton të jetë anëtare e re e BE përpara fundit të kësaj dekade.”
Thuajse në të njëjtën linjë dhe ambasadorja e re e BE-së në Tiranë Sofia Moreira de Sousa.
“BE ka njohur ecurinë në fusha të ndryshme, reforma në drejtësi ka shndërruar panoramën institucionale të gjyqësorit. Krijimi dhe fuqizimi i institucioneve të pavarura gjyqësore. Sa më pranë ecni me anëtarësimin, aq më impenjativ bëhet procesi. Sepse miratimi i legjislacionit është vetëm pjesë e procesit. Zbatimi është aspekti i pazëvendësueshëm”, tha ambasadorja.
Synimi i Shqipërisë është përfundimi i bisedimeve brenda vitit 2027 dhe anëtarësimi brenda kësaj dekade. Dhe për kreun e parlamentit Niko Peleshi, ky mbetet një objektiv strategjik i vendit.
