E shtunë, 26 Shtator, 2026

Nis viti i ri shkollor, ekipet e DPPGJ Bashkia Tiranë kujdesen për ambientet e shkollave, kopshteve dhe çerdheve

Share

Me nisjen e vitit të ri shkollor, ekipet e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit (DPPGJ) të Bashkisë Tiranë janë angazhuar për përgatitjen dhe mirëmbajtjen e ambienteve të shkollave, kopshteve dhe çerdheve në qytet.

Punonjësit e DPPGJ-së kanë vijuar punën për pastrimin, sistemimin dhe kujdesin ndaj hapësirave përreth institucioneve arsimore, me qëllim që fëmijët dhe nxënësit ta nisin vitin e ri në ambiente të pastra, të rregulluara dhe të mirëmbajtura.

Kujdesi për këto ambiente vijon çdo ditë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë hapësirave ku qëndrojnë dhe luajnë fëmijët.

Në nisje të vitit të ri shkollor, DPPGJ përcjell urimet për nxënësit, mësuesit dhe prindërit për një vit të mbarë e të suksesshëm.

Te tjera

Lajme te tjera