Ekipet e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit, Bashkia Tiranë, vijojnë punën çdo ditë dhe gjatë natës për mirëmbajtjen e hapësirave publike në të gjithë qytetin.
Në Bulevardin “Zhan D’Ark”, specialistët e DPPGJ realizuan punimet e krasitjes së pemëve për lirimin e sinjalistikës rrugore dhe ndriçimit publik, duke rritur sigurinë për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët, si edhe duke përmirësuar funksionalitetin e hapësirës urbane.
Paralelisht, ekipet janë të angazhuara në çdo lagje të Tiranës me punime të përditshme të mirëmbajtjes së gjelbërimit, përfshirë kositjen, krasitjen, vaditjen dhe kujdesin e vazhdueshëm për parqet, lulishtet dhe hapësirat publike.
Me përkushtim dhe punë të pandërprerë, DPPGJ vazhdon të kontribuojë çdo ditë për një Tiranë më të pastër, më të gjelbër dhe më të sigurt.
#DPPGJ #BashkiaTiranë #Gjelbërim #Mirëmbajtje #Krasitje #Kositje #Vaditje #PërNjëTiranëMëTëGjelbër #PërNjëTiranëMëTëSigurt
