E martë, 28 Korrik, 2026

Ekipet e DPPGJ, Bashkia Tiranë, vijojnë aksionet për largimin e mbetjeve urbane

Share

Ekipet e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit (DPPGJ), Bashkia Tiranë, kanë përfunduar një tjetër aksion për largimin e mbetjeve urbane në rrugën “Nikolla Lena”, duke pastruar zonën dhe rikthyer normalitetin në hapësirën publike.

Largimi i mbetjeve urbane mbetet një ndër prioritetet e punës së përditshme të DPPGJ, me qëllim garantimin e një mjedisi të pastër, të sigurt dhe funksional për komunitetin.

DPPGJ u bën apel qytetarëve të mos hedhin mbetje urbane në hapësirat publike dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së lagjeve dhe të qytetit.

Një Tiranë më e pastër ndërtohet përmes bashkëpunimit dhe përgjegjësisë së përbashkët.

Te tjera

Lajme te tjera