E enjte, 13 Gusht, 2026

INSTAT: 77% e mbetjeve në vitin 2025 u depozituan në landfille

Share

Depozitimi në landfille mbeti metoda kryesore e trajtimit të mbetjeve në Shqipëri gjatë vitit 2025, ku 77% e mbetjeve të menaxhuara u depozituan në landfill, ndërsa 18% u ricikluan, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT).

Raporti i INSTAT bëri të ditur se gjatë vitit 2025 në vend u menaxhuan gjithsej 900.782 tonë mbetje, ose 4,5% më shumë se një vit më parë. Mesatarisht, çdo banor gjeneroi 383 kilogramë mbetje, 23 kilogramë më shumë krahasuar me vitin 2024.

Sipas të dhënave, 90,3% e popullsisë u mbulua nga shërbimi i grumbullimit të mbetjeve, ndërsa përbërja e mbetjeve urbane ka mbetur pothuajse e pandryshuar ndër vite.

Statistikat tregojnë se sasia e mbetjeve të menaxhuara është rritur nga 844.157 tonë në vitin 2023, në 862.241 tonë në vitin 2024 dhe në 900.782 tonë në vitin 2025. Po ashtu, mbetjet e menaxhuara për banor u rritën nga 351 kilogramë në vitin 2023, në 360 kilogramë në vitin 2024 dhe në 383 kilogramë në vitin 2025.

Te tjera

Lajme te tjera