E enjte, 13 Gusht, 2026

Ekipet e DPPGJ Tiranë në terren për mirëmbajtjen e gjelbërimit dhe mobilimit urban

Share

Ekipet e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit kanë vijuar punën në terren për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e hapësirave publike dhe institucioneve arsimore në kryeqytet.

Në ambientet e jashtme të Gjimnazit “Ismail Qemali”, punonjësit realizuan një sërë ndërhyrjesh për sistemimin dhe gjelbërimin e territorit, duke kryer punime pastrimi, mbjelljeje, mirëmbajtjeje dhe vaditjeje të sipërfaqeve të gjelbra. Këto ndërhyrje synojnë krijimin e një mjedisi më të pastër, estetik dhe të përshtatshëm për nxënësit dhe stafin e shkollës.

Paralelisht, ekipet kanë vijuar punën për mirëmbajtjen e mobilimit urban përgjatë hapësirave të trotuareve pranë lumit Lana, ku janë kryer riparime dhe lyerje të stolave publikë. Këto ndërhyrje kontribuojnë në garantimin e funksionalitetit, sigurisë dhe estetikës së hapësirave që frekuentohen çdo ditë nga qytetarët.

Puna e përditshme e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit mbetet e fokusuar në përmirësimin e cilësisë së mjedisit urban dhe ruajtjen e standardeve të larta të mirëmbajtjes në të gjithë qytetin.

Te tjera

Lajme te tjera