E premte, 17 Prill, 2026

Ekipet e Pastrim-Gjelbërimit Bashkia Tiranë në terren pas Festës së Ditës së Verës, kujdesen për qytetin dhe gjelbërimin dekorativ

Share

Pas festimeve të gjalla të Ditës së Verës në Tiranë (14 mars 2026) , ekipet e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit kanë vijuar punën e tyre të palodhur në terren. Menjëherë pas aktiviteteve festive, punonjësit kanë ndërhyrë për pastrimin e mbetjeve të mbetura, duke rikthyer pastërtinë dhe rregullin në hapësirat publike.

Pranvera ka nisur me ditë të ngrohta, dhe krahas pastrimit, vëmendja është përqendruar tek mirëmbajtja e gjelbërimit dekorativ. Ekipet kanë kryer vaditjen e pemëve dhe shkurreve në disa zona kryesore të kryeqytetit, përfshirë rrugën “Don Bosko”, “Lord Bajron”, rrethrrotullimin “Institut”, rrugën “Kastriotët”, lulishten pranë “Terminalit”, vazot dekorative në lulishten “Vëllezërit Frashëri” si dhe lulishten “Çajupi”.

Drejtoria e Përgjithshme e Pastrim Gjelbërimit ka theksuar se kujdesi për hapësirat e gjelbra dhe dekorative është prioritet i përditshëm, duke garantuar që qyteti të mbetet i pastër, i gjelbër dhe mikpritës për banorët dhe vizitorët.

Ky reagim tregon angazhimin e ekipit të Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit (DPPGJ) Bashkisë së Tiranës për të ruajtur estetikën urbane dhe për të ofruar një mjedis të shëndetshëm e të këndshëm për komunitetin.

Te tjera

Lajme te tjera