E premte, 17 Prill, 2026

Pas çdo proteste, ekipi i DPPPGJ në aksion për një Tiranë të pastër

Share

Pas çdo proteste në kryeqytet, ekipet e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit (DPPGJ) pranë Bashkisë Tiranë zbresin menjëherë në terren për të rikthyer pastërtinë dhe rregullin në qytet.

Me angazhim maksimal dhe përkushtim të pandërprerë, punonjësit e pastrimit dhe gjelbërimit punojnë gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit për të siguruar që Tirana të zgjohet e pastër, e sistemuar dhe gati për një ditë të re.

Autoritetet theksojnë se shërbimi ndaj qytetarëve mbetet prioritet, duke garantuar mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe një mjedis sa më të pastër për të gjithë.

#NëShërbimTëQytetit #BashkiaTiranë

Te tjera

Lajme te tjera