E premte, 17 Prill, 2026

Punëtorët e DPPGJ në terren, vijon shtimi dhe mirëmbajtja e gjelbërimit në Tiranë

Share

Mbjellja e drurëve dekorativë vijon në rrugë dhe lulishte të qytetit. Plot 26 pemë të reja i janë shtuar gjelbërimit në rrugën “Skënder Luarasi” dhe përgjatë lumit të Tiranës, duke kontribuar në përmirësimin e mjedisit dhe cilësisë së ajrit.

Paralelisht me mbjelljet e reja, ekipet e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit Bashkia Tiranë (DPPGJ) janë çdo ditë në terren për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra. Punonjësit kujdesen për sistemimin dhe mirëmbajtjen e gjelbërimit në Bulevardin “Zogu I”, si dhe për pastrimin përgjatë hapësirës së gjelbër në zonën e Lanës.

Puna e përditshme në terren synon rritjen e sipërfaqeve të gjelbra dhe mbajtjen e tyre në kushte sa më të mira për qytetarët.

Te tjera

Lajme te tjera