E hënë, 20 Prill, 2026

Gjyqtarët kërkojnë rritje page, Rama: Duan 37 mln euro nga buxheti për t’i çuar në stratosferë, shpresoj që Kushtetuesja mos t’ia lërë këtë turp Shqipërisë

Share

Kryeministri Edi Rama dekaroi se gjyqtarët kërkuan tinëz rritjen e pagave të tyre, që do t’u kushtonte buxhetit të shtetit 37 milionë euro, para nga taksat e shqiptarëve. Përmes një video mesazhi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ballafaqimi i gjykatësve në seancën në Gjykatën Kushtetuese, linte për të dëshiruar, me argumentet që ata kishin përdorur.

Rama shtoi se me pagat aktuale, gjyqtarët në Shqipëri paguhen njësoj sa në Greqi, vend i BE, dhe marrin dyfishin e gjyqtarëve në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Gjykata Kushtetuese publikoi përpara ditësh regjistrimin e seancës ku gjykatësit, dy shoqata gjykatësish, edhe ata me probleme ligjore të paregjistruara, gjithsesi, kërkuan nga Gjykata Kushtetuese, që t’iu rrisë pagat. Tani, po ta dëgjosh atë regjistrim të publikuar nga Gjykata Kushtetuese, realisht ndihesh në vështirësi të madhe, duke menduar që këta janë njerëzit që gjykojnë dhe japin drejtësi, filli i logjikës së atyre që u ballafaquan me Gjykatën Kushtetuese, lë tejet për të dëshiruar. Nuk është çështje personash, por ja si flet njëri, unë jam gjykatës karriere, kuptoj nga politika, jeta shoqërore, nga të gjitha. Nga ana e kryeministrit u anatemua, u anatemua ideja që këta njerëz mund të përdorin fuqinë e tyre për të shkelur mbi dy pushtetet e tjera. Mendova këtë, që edhe ne të zgjuar jemi. E kam bërë kërkesën personalisht. Ky i thotë gjykatës, thashë ta bëjmë tinëz këtë punë, qeveria e kishte mendjen te zgjedhjet jo te ne, t’i merrnim shqiptarëve nga taksat, 37 milionë euro të tjera.

Gjyqi është gjyq në fund të fundit thotë, se nëse të tjerët janë dhe nuk janë, ne të tjerët që jemi në shumë punë të tjera, gjykatësit janë vet zot dhe vet shkop. Jemi koshientë thotë për nivelin e pushtetit ekzekutiv, të demokracisë. Po për çfarë niveli të demokracisë bën gjyqtari me ironi. Dua ta dinë të gjithë se e vërteta është që në Shqipëri, pagat e gjykatësve sot, janë të njëjta me pagat e gjykatësve në Greqi, vendi BE, dyfish se pagat e gjykatësve në Maqedoni dhe Malin e Zi.”, theksoi kreu i qeverisë.

Sipas kryeministrit, ata duan t’i imponohen parlamentit dhe qeverisë.

“Kërkojnë 1800 euro rritje për gjyqtarin e Shkallës së Parë, 2000 euro rritje për gjyqtarin e Apelit dhe 3000 euro rritje për gjykatësit e SPAK, BKH. SPAK nuk i është bashkuar kësaj iniciative absurde dhe kjo i bën respekt natyrisht. Këtu jemi, jemi në një situatë ku gjykatësit duhet të imponohen mbi parlamentin, mbi qeverinë, mbi dy pushtetet e tjera, duan të marrin rroga sipas mendimit të tyre.”, nënvizoi Rama.

Rama shpreson se Gjykata Kushtetuese nuk do t’i lërë njollë turpi Shqipërisë, lidhur me kërkesën e gjyqtarëve.

“Unë shpresoj shumë që Gjykata Kushtetuese mos t’ia lërë këtë njollë të madhe turpi Shqipërisë dhe mos të na detyrojë të kërkojmë ilaçe të tjera. Kush është i interesuar, le të marrë regjistrimin e asaj seance, të shohë çfarë bëhet dhe do kuptojë shumë mire sa absurde është kjo histori, me gjykatësit që duan t’i rrisin vetes pagat, vetë zot, vetë shkop”, deklaroi kryeministri Rama.

Gjykata Kushtetuese, pasi e shqyrtoi më 20 janar në seancë plenare të hapur, pritet nga dita në ditë të japë vendimin nëse do të pranojë një kërkesë të shoqatave të gjyqtarëve për përcaktimin e pagës së tyre. Aktualisht paga bazë e tyre llogaritet sa 36% e asaj të Presidentit të Republikës. Togat e zeza kërkojnë që rrogat t’u llogariten në bazë të pagës së drejtorit të departamentit në Kryeministri ose sa rreth 54% e rrogës së kreut të shtetit. Si pasojë e formulës që llogarit pagat në sistemit të drejtësisë, nëse kërkesa do t’u pranohej rritja do të ishte e konsiderueshme.

Te tjera

Lajme te tjera