Babai i Selin është i ftuar këtë të enjte në një lidhje telefonike në emisionin “Shqipëria Live”, ku po jep deklarata të forta dhe të drejtpërdrejta në lidhje me situatën që përfshin Mirin.
Gjatë intervistës, ai u shpreh se ka vëzhguar sjellje shqetësuese nga Miri ndaj së bijës, të cilat sipas tij, kanë kaluar kufijtë e mirësjelljes dhe etikës.
“Niveli i perversitetit te Miri është shumë i lartë,” tha babai i Selin, duke theksuar se nuk po e përdor këtë shprehje lehtë, por si një përshkrim të sjelljeve që ka vënë re personalisht. Ai shtoi se veprimet e Mirit kanë krijuar shqetësime të drejtpërdrejta për familjen e tij, duke u shprehur se nuk mund t’i injorojë.
Babai i Selin shpjegoi se shqetësimet nuk lidhen vetëm me deklarata të thjeshta, por edhe me situata konkrete dhe veprime që ai i ka vërejtur. Ai shtoi se qëllimi i tij është të bëjë të ditur publikisht këto shqetësime dhe të tregojë se si ndikon sjellja e Mirit te të afërmit e tij.
Nga ana tjetër, ai nuk la pa ‘pickuar’ edhe produksionin”
“Kam shumë mendime po nuk mund ti them. Nuk dua të degradoj motrën, nënën, nusen dhe vajzën e Mirit. Siç kanë bërë të tjerët me mua, që kanë vënë në pikëpyetje a njoh vajzën time. Do ia them nëse do kem mundësi për ta takuar ndonjëherë.
Një sugjerim për produksionin, duhet të merrni dy tre psikologë për të parë nivelin e persivitetit. Atje me nder jush s’ka ça të bëjë, po për lekë i erren sytë, është i gatshëm të bëjë çdo gjë”, tha ai.
